Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Infeksionet e Traktit Urinar (ITU) & Boronica e kuqe 

Infeksionet e Traktit Urinar (ITU) & Boronica e kuqe 

Infeksionet e Traktit Urinar (ITU) &
Boronica e kuqe

Ekstraktet e boronicës së kuqe (morrizat-popull./brusnica-serb.) nuk ndihmojnë në trajtimin e ITU-ve ekzistuese por mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të ITU-ve. Kjo është për shkak se boronicat e kuqe përmbajnë komponimet e (proanthocyanidineve) që parandalojnë mikrobin E. coli të kalojë përmes fërkimit nga muret e traktit digjestiv në atë urinar.

Në një meta-analizë të madhe, studiuesit zbuluan se gratë me ITU të përsëritura që morën boronicë të kuqe mbi 12 muaj kishin një reduktim prej 35 për qind të infeksioneve. Një studim i madh klinik zbuloi se 500 miligram ekstrakt boronicë të kuqe të marrë çdo ditë për 6 muaj reduktoi shkallën e ITU në të njëjtën masë si 100 mg Trimethoprime (antibiotik), pa paraqitur rrezik për rezistencë antimikrobiale ose super-infeksion tek gratë me ITU të përsëritura.

Kapsulat e ekstraktit të boronicave të kuqe duket të jenë dy herë më efektive sa lëngu (juice) boronicës së kuqe për parandalimin e ITU-ve, gjë që mund të jetë pjesërisht për shkak të përmbajtjes së sheqerit në lëngun e boronicës së kuqe. Ekstraktet e boronicës së kuqe gjithashtu përmbajnë anthocyanine dhe acid salicylic, të cilat mund të ushtrojë një efekt analgjezik dhe anti-inflamator që mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave ITU.

Categories

Archives