Tuesday, 12/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Indi, hindusët vrasin 31 mysliman

Indi, hindusët vrasin 31 mysliman

INDI

Së paku 31 mysliman janë vrarë dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të dhunës hinduse ndaj myslimanëve. Këto akte dhune po ndodhin në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

indi muslimanet

Policia evakuuar fshatarët myslimanë të rrethit e Muzaffarnagar, 127 km në verilindje të Nju Delhit në shtetin e Uttar Pradesh. Ky rajon ka qenë epiqendër e dhunës ndër vite.

Sulmuesit hindu rrahën fëmijët dhe dogjën prona, duke shkaktuar frikë dhe tmerr ndër banorët mysliman. Shifra prej 31 të vrarëve mendohet të jetë edhe më e madhe.

Zyrtarët policor thanë se autoritete janë gati për një shtetrrethim në pjesët e qytetit Muzaffarnagar, ndërsa forcat e sigurisë janë duke bërë patrulla të rregullta në fshatrat e prekura.

Utar Pradesh është një nga shtetet më të varfra të Indisë me një popullsi më të madhe se ajo e Rusisë.

Ndërsa sot paradite, përkundër përpjekjeve të forcave të sigurisë për rikthimin e normalitetit, dhuna u përhap në rrethin e Shamli, ku një 40 –vjeçar, Imam i një xhamie, u qëllua për vdekje.

Dhuna ndaj myslimanëve në Indi ka qenë një karakteristikë përcaktuese e politikës indiane që prej ndarjes traumatike të vendit nga Pakistani në vitin 1947, kur qindra e mijëra njerëz u vranë dhe miliona u zhvendosën. /mesazhi/

Categories

Archives