Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ilaçi per marrjen me sy

Ilaçi per marrjen me sy

SHERIMI (ME LEJEN E ALL-LLAHUT) Ilaçi per marrjen me sy

1.Per personin qe merr mesysh (ai i cili e shkakton marrjen mesysh)
2.Per personin qe merret mesysh (atij te cilit i shkaktohet demi sepse e kane marre mesysh)

1.Per personin qe merr mesysh

Personi qe merr mesysh, duhet te ruhet dhe te lutet per miresi, begati dhe mbi te gjitha duhet te thote vazhdimisht MASHA-ALL-LLAH per shumicat e gjerave qe shikon, ti beje lutje ALL-LLAHUT qe mos ti shkaktoje gje njerezve dhe te lexoj shume kur’an dhe te mendoje per ahiretin.
Te jete i kenaqur me caktimin e ALL-LLAHUT , te ruaj shikimin, gjuhen , ti kendoje vetes ose dikush tjeter, e nese nuk gjen sherim te rri mbyllur ne shtepi dhe ketyre i jepet ç’ka i duhet per e jetuar.

2.Per personin i cili merret mesysh.

Si te ruhet ?
Te kerkoj vazhdimisht mbrojtje tek All-llahu , strehim tek AI, veçanerisht kur takon nje njeri i cili njihet per kete gje. Ti mbuloje miresite qe i ka dhene All-llahu.
Uthmani r.a ka per nje femije te bukur dhe i tha;
I nxini pak mjekrren ketij femije me qellim qe te shpreqendrohen syte nga bukuria e tij.
Te mbrohet me format E NJOHURA NE ISLAM duke permendur All-llahun dhe duke bere dhikrin e mengjesit dhe te mbremjes.
Te thuhet fjala BISMILAH ne ç’do veprim.
Profeti sel All-llahu alejhi we selam ka thene: “Pengese (per te pesuar), MBUROJE, eshte fjala Bismilah”

Keto nuk duhen lene asnjehere pa u bere

Kendimi i suereve:
Ihlas, felek , nas, El-Bekare.
Fshehja e miresive eshte pune e te mençurve, NUK tregohen detajet dhe lavderimet.
Te mjafton te thuash ELHAMD-DULILAH pa treguar detaje qofte edhe pse je ne prani te te afermve.
Kujtoni ketu historine e jusufit alejhi selam, endrra qe ai pa dhe zilija qe paten te vellezerit per te, zili e cila i shtyu te benin ate qe bene..
Kujtojm bijte e ademit alejhi selam, te paret tani, cili ishte shkaku qe u vrane midis tyre ?
Zilija, hasedi.

Qellimi eshte qe ne te tregohemi te kujdesshem.
Sadakaje dhe permendja e All-llahut ne çdo miresi.
P.sh rasti i karunit , e mori mesysh veten duke thene qe kjo pasuri eshte nga vete une, dhe per te dhene nje shembull te kundert me kete, pra SI DUHET TE VEPROHET kemi shembullin e sulejmanit alejhi selam kur i sollen fronin e belkises dhe ai tha :
“Kjo eshte prej miresise se ALL-LLAHUT , pra e falenderoi ALL-LLAHUN”
Lutja e ALL-LLAHUT per miresi, dhe te largohesh nga çuditja me veten tende.

Categories

Archives