Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ilaçi më i mirë dhe më i thjeshtë ndaj pa ndjenjave dhe etheve në mjeksinë profetike

Ilaçi më i mirë dhe më i thjeshtë ndaj pa ndjenjave dhe etheve në mjeksinë profetike

si ti ruani ilacet gjate veres

Imam Bukhari ka thënë:

194 – Ebul-Ualid na ka treguar: Shu´bah na ka treguar, nga Muhamed bin el-Munkadir i cili tregoi se ai e kishte dëgjuar Xhabirin duke thënë:

”I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem erdhi dhe më vizitoi kur isha i sëmurë dhe i shtrirë pa ndjenja. Ai morri abdes dhe derdhi ujin që kishte përdorur mbi mua në mënyrë që vetëdija mu kthye. Unë i thashë, ”o i Dërguar i Allahut! Kush do ta merrë trashëgiminë? Unë nuk kam asnjë trashëgimtarë të afërt apo të largët. ”Pastaj u shpallë ajeti lidhur me trashëgiminë.”

Hadithi dëshmon se duhet të derdhet ujë mbi personin pa ndjenja në mënyrë që ai të rifiton vetëdijen. Kjo është një metodë që aplikohet. Në mënyrë të ngjashme, uji derdhet mbi të sëmuarin që vuan nga ethet në mënyre që ai të ftohet. Kështu, Prandaj Profeti salAllahu alejhi ue selem tha në lidhje me temperaturën e lartë të trupit:

”Ethet i takojnë zjarrit të Xhehnemit. Prandaj ftohni ato me ujë.” 1

Është e çuditshme se si ne habitemi nga derdhja e ujit të ftohtë mbi personin me ethe. Por kjo është me të vërtetë i vetmi kurim dhe vërtetë një nga kurimet më të mira. Madje edhe shëndetësia e zhvilluar sot e aplikon këtë trajtim të thjeshtë që nuk hynë fare në trup. Nuk bëhet fjalë për disa tableta ose faktorë të jashtëm; bëhet fjalë vetëm një trajtim sipërfaqësor dhe material.

Edhe pse i sëmuri nga ethet bezdiset nga uji i ftohtë ai duhet të bëjë durim për ti larguar ethet. Trajtimi varet nga – dhe Allahu e di më së miri – se temperatura e trupit e braktis brendësinë dhe shtrihet mbi siperfaqen e trupit, ndërsa brendësia e trupit mbetet e ftohtë. Prandaj nerth i sëmuari me ethe, sepse brendësija e tij është e ftohtë. Kur trupi bie në kontakt me ujë të ftohtë, ftohtësia bie poshtë dhe e braktis trupin, ndërsa ethet pushojnë dhe ngrohja e trupit normalizohet.

_____________________________

1 Bukhari (3263) dhe Muslimi (2210).

Categories

Archives