Saturday, 20/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ilaçi më efikas kundër dëshpërimit

Ilaçi më efikas kundër dëshpërimit

 

Dëshpërimi apo mërzia është faza e dytë e brengës. Është gjendje më e rëndë shpirtërore, me efekte të dukshme në sferën psiqike.
Dëshpërimi, nëse nuk parandalohet, mund ta kaplojë tërësisht njeriun, duke shkaktuar tek ai depresion të thellë psiqik dhe duke paralizuar tërë aktivitetin e tij.
Shkenca bashkëkohore vërteton se depresionet e rënda psiqike shkaktojnë lirimin e substancave kancerogjene në sistemin nervor qendror dhe favorizojnë sëmundjet kancerogjene si dhe rënien e proceseve imunobiologjike.

Ilaçi më efikas kundër dëshpërimit, sipas religjionit, është durimi.Besimtari në momentet më të vështira të jetës,kur vihet në sprovë, duhet të gjejë forcë për të bërë durim. Ai duhet ta bëjë durimin si shokun më të ngushtë, sepse Zoti është me durimtarët, siç bën aluzion verseti vijues i Kur’anit famëmadh:

“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve, të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme, thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!”
Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.”
(El – Bekare, 155-157)

Categories

Archives