Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ilaçi i dhembjeve të gjirit



Ilaçi i dhembjeve të gjirit

Mamografia-300x300

Ilaçi për dhembjet e gjijve ndryshon në varësi të faktorëve që i shkaktojnë ato dhembje, dhe këto sillen si më poshtë:

– Duhet t’i sqarohet gruas që ankohet për dhimbje gjiri se kjo është diçka e përhapur dhe kap shumicën e grave dhe zakonisht nuk përbën asnjë rrezik për to.

– Rënia në peshë dhe ruajtja e peshës mesatare.

– Pakësimi sa më shumë i pijeve stimuluese si çaji, kafja, pepsi dhe çokollata.

– Mospirja e duhanit.

-Pakësimi i kripës dhe yndyrës në gjysmën e dytë të muajit para ardhjes së menstruacioneve.

– Ndjekja e një programi ushqimor të shëndetshëm dhe të pasur me vitamina natyrale.

– Vendosja e gjimbajtëseve të rehatshme dhe me përmasa të përshtatshme.





– Kryerja e ushtrimeve të rregullta fizike.

– Dhembjet e gjirit në kohën e gjidhënies zakonisht ndodhin për shkak të infeksioneve ose çarjes së thithës së gjirit, kështu që duhet ta zbulosh këtë gje, sepse nëse ekzistojnë infeksione apo çarje të thithës së gjirit, duhet ta ndërpresësh gjidhënien menjëherë dh eta nxjerrësh qumështin e gjirit me shtrydhje të tij apo me mjete të posaçme për këtë gjë që gjenden në farmaci. Pra, e nxjerr qumështin e gjirit me këtë mënyrë dhe e vendos në enë prej qelqi të sterilizuar (beberon apo shishe qelqi), pastaj ja jep fëmijës ta pijë, deri sat ë shërohet plotësisht infeksioni i gjirit apo të carat e tij. Zakonisht infeksioni i gjirit kurohet me antibiotikë të përshtatshëm dhe disa hape të tjera për pakësimin e dhembjeve, kurse të carat e gjirit kurohen me krem zbutës pas çdo gjidhënie, për ta ruajtur thithën e gjirit të butë dhe për të parandaluar tharjen e saj.

– N.q.s. ndjen dhembje në brendësi të gjirit, kjo mund të jetë si pasojë e distancës së gjatë kohore mes gjidhënieve, gjë e cila shkakton grumbullim të qumështit në gji, dhe si pasojë ndjen dhembje. Kështu që mos e zgjat kohën mes dy gjidhënieve si dhe duhet t’i japësh gji fëmijës nga të dy gjijtë dhe jo vetëm nga njëri, në mënyrë që të mos mblidhet qumështi në të dhe të shkaktojë gjithë ato lodhje e pasoja.

Zoti ju dhëntë të gjithëve shëndet të plotë dhe ju ruajtë nga çdo e keqe

Ti mund të shërohesh, cilado qoftë sëmundja jote!

Krijuesi Fuqiplotë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje, veçse ka zbritur edhe ilaç për të,  por vetëm se ai ilaç duhet gjetur,  dhe nëse ia qëllon ilaçi sëmundjes,  ndodh shërimi,  me lejen e Zotit.





Categories

Archives