Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ilaçi apo zgjidhja për dy të dashuruar është !?


Ilaçi apo zgjidhja për dy të dashuruar është !?


te dashuruarit
Shejh Ibn Kajjim El Xheuzi (Allahu e mëshiroftë), ka thënë: ”Allahu i Lartëmadhëruar për çdo sëmundje ka bërë një ilaç. Bashkimin në martesë e dy të dashuruarve, Ai e ka bërë ilaç të lehtë si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ajo praktike.

Prandaj, kushdo që kërkon ta shërojë pasionin e vetë sipas mënyrës që ka lejuar Allahu, duke kërkuar edhe ndihmën e fatit për një risk të mirë, ka bërë lëvizjen e duhur.

Ndërsa ai që kërkon ta shërojë pasionin e vetë me rrugë të paligjshme – edhe pse fati mund ta sprovojë me një zgjidhje të tillë – në të vërtetë ka gabuar në mënyrën e shërimit.
Një njeri i tillë i ngjanë një të sëmuri që sëmundjen e vetë kërkon ta shërojë me një sëmundje tjetër edhe më të keqe. Për këtë arsye, siç e kemi përmendur edhe më parë, Tausi përcjellë nga Ibn Abbasi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

”Nuk ka zgjidhje më të mirë për dy të dashuruar se martesa.” (Transmetojnë Ibën Maxhe, Hakimi, Bejhakiu, Taberaniu, dhe Hakimi i cili thotë se hadithi është i saktë).

Mendimi i të gjithë mjekëve të mençur dhe i shumë të tjerëve është se kura (kurimi) për dashurinë është bashkimi i dy shpirtrave dhe i dy trupave.

Shejh Ibn Kajjim El Xheuzi (Allahu e mëshiroftë), në ”Ravdatu el-muhibbin ve nuz’hatu el-mushtakin”, fq.197.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ndaloni se krahasuari veten me të tjerët
Tags:

Categories

Archives