Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ilaçet e Kinës shiten si prodhime “Made in Kosova”




Sado që në paketimet e tyre mund të shkruajë “Made in Kosova”, një sasi e barnave që iu vendosen banderola të prodhuesve vendorë, janë me origjinë nga Kina.

Një hulumtim i gazetës “Tribuna” ka vërtetuar se kompania “Prima Pharm”, që konsiderohet prodhuese e barnave, nuk i prodhon një sasi të madhe të ilaçeve në Kosovë, sado që Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), atyre ilaçeve u vendosë banderola si prodhime të Kosovës.

Edhe në paketimet e ilaçeve shkruan se ato janë të prodhuara në Kosovë.

Gazeta ka zbuluar se ilaçi Ibuprufen 400 mg në treg shitet për prodhim vendor, kurse atë e  prodhon kineze “CSPC Ouyi Pharmaceutical Co. Ltd”.

Ky prodhues kinez i ilaçeve, madje ka lëshuar edhe certifikatë për analizën e barit, që ia ka përcjellë kompanisë “PrimaPharm ”, e cila merr primatin e prodhuesit të këtyre ilaçeve.albeu/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kina përgatitet të krijojë komb të gjenive

Categories

Archives