Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ilaç trupor dhe shpirtëror



Ilaç trupor dhe shpirtëror

Kur’ani famëmadh ka qenë dhe do të jetë mrekullia më e madhe, ngase në çdo kohë zbulohen begatitë, fshehtësitë dhe depot e pafund të tij.
Ai gjithnjë paraqet risi dhe freski për besimtarët, ilaç trupor dhe shpirtëror, siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:
Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët
(El Isra, 82)

Dr Ahmed El Kadi në qytetin Panama Siti të Floridës, vërteton ndikimin e Kur’anit fisnik në organizmin enjeriut. Eksperimentin e tij e bëri në grpin e muslimanëve, jomuslimanëve dhe të shurdhëve, duke matur pulsin, tensionin e gjakut, shkallën e djersitjes, temperaturën e lëkurës, EKG, EEG dhe EMNG.
Hulumtimet vërtetuan te besimtarët arritjen e qetësisë gjatë leximit të Kur’anit në 97% të ekzaminuarve.
Ndërsa te grupet tjera qetësia u arrit në 60% të ekzaminuarve.
Rezultatet e këtij hulumtimi përputhën me atë që All-llahu i madhërishëm ka thënë në Kur’anin fisnik para 14 shekujve:
All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues”.
(Ez Zumer, 23)

Në këtë verset Kur’anor vërehet se leximi i Kur’anit vepron në lëkurën dhe zemrën e njeriut, të ciën e ka vërtetuar hulumtimi i lartëpërmenduar.
Ekzistojnë versete të shumta që vërtetojnë që Kur’ani vepron duke qetësuar shpirtin, zemrën dhe sistemin nervorë.
All-llahu i Gjithëfuqishëm i drejtohet mbarë njerëzimit duke u thënë:
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”.
(Junus, 57)