Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Iblisi njihet si babai i xhineve, sic eshte Ademi babai i njerezimit

Iblisi njihet si babai i xhineve, sic eshte Ademi babai i njerezimit

Allahu i lartesuar para se te krijoj njeriun kishte krijuar xhinet, substanca e krijimit te tyre ishte zjarri, ndersa e njeriut si e din eshte toka (dheu).

Iblisi njihet si babai i xhineve, sic eshte Ademi babai i njerezimit.

Iblisi para se te mallkohej ishte xhine mirepo e adhuronte Allahun, derisa kishte arritur te rrije ne shoqeri te melekeve per shkak te adhurimit te tij ndaj Zotit.

Mirepo kur Allahu e krijoi njeriun nga balta, i urdheroi meleket qe ti benin perkulje ne shenje respekti ndaj njeriut dhe nenshtrimi ndaj ketij urdheri konsiderohej adhurim ndaj Zotit, sepse ai i kishte urdheruar.

Ne ate raste urdheri e kaploi edhe Iblisin, sepse ai ishte ne mesin e tyre, mirepo ai u tregua mendjmadh dhe nuk beri sexhde. Allahu e pyeti sic ceket ne Kuran duke i thene: “C’te shtyu ty qe mos te ma respektosh urdherin tim.?” Ai ia ktheu: “Nuk me takon mua ti beje perkulje respekti ketij, sepse mua me krijove nga zjarri ndersa ate e krijove nga dheu.”

Pra, nuk kerkoi falje po madje edhe deshti ti gjeje gabim Zotit te madheruar.

Ateher Allahu i tha: “Largohu sepse ti je prej te mallkuareve.”

Ai i tha: “O Zot me afatizo deri ne Diten e Gjykimit (kur do te ringjallen njerezit).”

Zoti i tha: “Shko sepse ti je prej te afatizuarve.”

Ai i tha Zotit: “Ateher une do ti largoj shumicen prej tyre nga rruga jote, perpos roberve tua te sinqerte.”

Allahu i tha: “Shko se kushdo qe te pason ty, une do ta mbush Xhehnemin me te gjithe ju.”

Ateher Allahu iu drejtua Ademit dhe Havas: “Banoni ju dy ne kete kopshte, dhe hani e pini nga te gjitha pemet pos kesaj peme.”

Iblisi kishte mundesi qe t’u beje vesvese edhepse ata se shihnin, andaj edhe u tha derisa i bindi qe ta hanin ate. Atehere ju zhvesh mbuloja e tyre dhe nga turpi i mbuluan vendet e turpshme me gjethe te atij kopshti (xheneti).

Ata thane: “O Zoti yne ne e demtuam veten tone, andaj nese Ti nuk na fal dhe meshiron, do te behemi prej te humbureve.”

Ateher Allahu ua pranoj pendimin, per dallim nga Iblisi, i cili nuk kerkoi falje andaj dhe u mallkua.

Atehere Allahu tha: “Dilni prej aty, ju do te jeni armiq te njeri-tjetrit (njerzit dhe xhinet).”

Pra, keto dy krijesa, njerezit dhe xhinet jane krijesa me liri te zgjedhjes, andaj cdokush qe ka lirine e zgjedhjes pergjigjet per veprimet e veta, per kete shkak Allahu i sprovoi njerezit me xhinet dhe anasjelltas.

Sa u perket xhineve, edhepse babai i tyre Iblisi eshte pabesimtar dhe armik i Zotit, disa prej pasardhesve te tij i pranuan mesimet e pejgambereve sic ceket ne Kuran dhe u bene besimtar, mirepo shumica prej tyre jane sherbetore te Iblisit.

Kjo eshte rezymeja e te gjithe kesaj.

Ketu ka disa thenjie te gabuara qe dua ti ceki:

1. Thenja se Iblisi ishte melek, eshte gabim. Allahu thote ne suren “Kehf”: “E ata (meleket) ben sexhde te gjithe, pos Iblisit i cili ishte prej xhineve…”

2. Thenja se pema e ndaluar ka qene “MOLLA”, per kete ska asnje argument te sakte.

3. Thenja se Havaja e mashtroi Ademin, sic thone krishteret, per kete ska argument, po ajo qe ceket ne Kuran eshte se Iblisi i mashtroi qe te dyte. Andaj krishteret e konsiderojn gruan si krijese mekatare per shkak te kesaj.

4. Thenja se gabimi i Ademit trashegohet te bijt e tij, kjo eshte gabim. Krishteret pastaj besojn se Isau eshte kryqzuar per tu lare nga bijt e tij gabimi i trashiguar nga Ademi. Kjo eshte gabim ne katrore.

Categories

Archives