Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

IBLISI FLET PËR VETEN!!

IBLISI FLET PËR VETEN!!

 

IBLISI FLET PËR VETEN!!

Emri: Iblisi.

Vendbanimi: Zemrat e të shkujdesurve.

Feja: Kufri (Mohimi i besimit).

Fillimi i paraqitjes: Atë ditë kur refuzoi t’i bie në sexhde Ademit, alejhi selam.

Shokët: Ata që adhurojnë çdo gjë jashtë Allahut.

Vendqëndrimi i përhershëm: Xhehenemi, sa vend i keq që është.

Vendet ku vepron: Ato vende ku nuk përmendet Allahu.

Urdhrat e tij: Urdhëron në të ligën dhe në imoralitet.

Profesioni: Drejtor i përgjithshëm i të mallkuarve dhe të devijuarve.

Koha e shërbimit: Deri Ditën e Kiametit.

Destinacioni i udhëtimit: Zjarri i Xhehenemit.

Fitimet e tregtisë: Humbjet e qarta.

Shokët e udhëtimit: Shejtanët, nga njerëzit dhe xhindet.

Shoqëruesi në punë: Ai që e hesht të vërtetën.

Mjeti i transportit: Gënjeshtra.

Kapitali i tij: Shpresat e rrejshme.

Mexhlisi i tij: Tregjet.

Armiqtë e udhëtimit: Muslimanët.

Ritet e punës së tij: Hipokrizia, zotëria i moralit.

Gruaja e tij e dynjasë: Gruaja e veshur, por në fakt e zhveshur.

Të dashurit e tij: Të gjithë ata që janë të shkujdesur ndaj përmendjes së Allahut.

Ajo që i pengon: Istigfari.

Shtëpia e tij: Vendet e fëlliqura dhe vendet e mëkateve.

Shokët e tij: Hipokritët.

Burimi i riskut të tij: Pasuria haram.

Mjetet e informimit: Përgojimi, bartja e fjalëve dhe spiunimi.

Ushqimi i tij i preferuar: Mishi i të vdekurve (Përgojimi).

I urren: Ata që e përmendin Allahun.

Shpresa e tij: Ti bën jobesimtar të gjithë njerëzit.

Përfundimi i tij: Dita e caktuar për të.

Fjalën e fshehtë që ia thotë pasueseve të vet: “Unë”, fjala e kryelartëve dhe mendjemëdhenjve.

Shërbimi i tij: Urdhëron në të keqe dhe nxit në të.

Premtimi i tij: E premton varfërinë.

Çka e bën të qan: Sexhdet e shumta për Allahun e Madhëruar.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives