Tuesday, 21/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

I Fuqishmi dhe i Madhërishmi, ka thënë



I Fuqishmi dhe i Madhërishmi, ka thënë
  1. Nga Ebu Dherr el-Gifariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, i cili ka thënë:
    “O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar padrejtësinë Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit.
    O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, përveç atij që e udhëzoj Unë, prandaj kërkoni udhëzimin nga Unë, do t’ju udhëzoj ju.
    O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t’ju ushqej, do t’ju ushqej ju.
    O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që Unë e vesh, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t’ju veshi ju.
    O robët e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të gjitha mëkatet, prandaj, kërkoni nga Unë falje, do t’ju fali.
    O robët e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini dëmin që të më dëmtonit Mua, as nuk do të arrini dobinë që të më bëni Mua dobi.
    O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte në sundimin Tim asgjë.
    O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta mungonte në sundimin Tim asgjë.
    O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të qëndronin në një vend dhe dëshirat dhe lutjet Mua të m’i drejtoni, dhe Unë t’i përgjigjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta mungonte atë që Unë posedoj as aq sa që e mungon gjilpëra kur futet në det.
    O robët e Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë juve do t’ju shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetveten.”
    (Muslimi)




Categories

Archives