Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

I forti nuk mbetet përjetësisht i fortë dhe i dobëti përjetësisht i dobët



I forti nuk mbetet përjetësisht i fortë dhe i dobëti përjetësisht i dobët

Është ligj i Allahut që i forti nuk mbetet përjetësisht i fortë dhe i dobëti përjetësisht i dobët. Sa e sa të fortë kemi parë që janë goditur nga dobësia dhe sa e sa të dobët që janë fuqizuar. Sa e sa kryelartë janë përulur dhe sa e sa të përulur janë lartësuar. Historia dhe realiteti janë të mbushur plot me shembuj të tillë që nuk mund të fshihen. Është drejtësia e Allahut dhe urtësia e Tij në krijim që të mos lejojë asnjë fuqi të vetme të dominojë mbi krijesat e Tij dhe t’u imponojë atyre pushtetin e saj, me hir apo pahir. Bile një nga ligjet e Allahut të Lartmadhëruar është zbrapsja ndërmjet njerëzve, duke zhdukur padrejtësinë dhe të keqen e disave me disa të tjerë, përndryshe mbi ta do të sundonin tiranët dhe fodullët, duke i torturuar dhe vrarë ata. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Dhe sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po Allahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.” (El-Bekareh: 251)

Dr.Jusuf el Karadavi