Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

I çuditshëm është njeriu…



I çuditshëm është njeriu…

I çuditshëm është njeriu…

“Pra, vraponi dhe mbështetuni tek All-llahu” – (Kur’ani, Edh-Dharijat: 50).

Ky ajet kur’anor është prej burimeve të optimizmit në jetë. Me fjalë të tjera, është përherë një Derë e mundshme për t’u trokitur, kur krejt dyert e botës duken të mbyllura.

Dera e optimizmit, e mëshirës së garantuar, e faljes së madhe, e prehjes së pashembullt, që njeriu s’e gjen diku tjetër, përpos para duarve të Tij. Ata që trokitën, kurrë s’u zhgënjyen!..





Thonë, se pas çdo gjynahu, vrapo me zemrën tënde dhe kërko falje para duarve të Tij, mos lejo pesimizmin të bëhet pengesë në këtë rrugë. “Dhe, kush tjetër i fal gjynahet, pos All-llahut!”, thotë në Kur’anin Famëlartë.

I çuditshëm është njeriu… Zoti i tij, Krijuesi, Garantuesi i rizkut të tij, i Plotdijshmi për çdo detaj të jetës së tij, Ai që e solli në këtë botë nga asgjëja, i dhuroi mendjen dhe asaj i drejtoi Thirrjen e Udhëzimit, nëpërmjet të dërguarve dhe shpalljeve hyjnore, por jo vetëm; i ka garantuar qetësinë dhe prehjen, mëshirën dhe faljen, dinjitetin dhe krenarinë.., ndërsa ai vrapon i hutuar pas egos e kapriçove të momentit…

I çuditshëm është njeriu…

Imam Muhamed B. Sytari