Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hytbeja e Iblisit ditën e Kiametit!


Hytbeja e Iblisit ditën e Kiametit!


dita e kiametit iblisi

Hytbeja e cila do të ligjërohet nga Iblisi
Ditën e Kiametit në Xhehenem Allahu i
Madhëruar e cek në suren Ibrahim ku
thotë: “Dhe, kur të marrë fund puna, djalli
do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një
premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur
kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju
thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më
qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk
jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni
shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim).”
Vërtet, keqbërësit do të kenë një denim të
dhembshëm”. Ibrahim 22.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, në
komentin e këtij ajeti thotë: “Iblisi Ditën e
Kiametit do të ligjëron në Xhehenem mbi
minber nga zjarri dhe do ta dëgjojnë të
gjitha krijesat e Xhehenemit. Sipas një
burimi tjetër ceket se Iblisi këtë hytbe do ta mban pasi që banorët e Xhehenemit do
ta akuzojnë dhe ofendojnë se ai i ka
mashtruar derisa hynë në Xhehenem.

Iblisi akuzave të tyre do t’iu përgjigjet me
fjalët: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim
të vërtetë”, dmth. Allahu ju premtoi
premtim të vërtet se do ta shpërblen atë
që do t’i nënshtrohet urdhërave të Tij dhe
do ta dënon atë që nuk do t’i respekton ligjet e Tij dhe me të vërtetë e mbajti
premtimin e Tij.

“Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova”.
Ju premtova se nuk ka ditë llogarie dhe se
nuk ka shpërblim dhe dënim. Unë ju
gënjeva dhe ju mashtrova.

“Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi
ju”. Unë nuk kam pasur as fuqi dhe as
pushtet mbi ju.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si krijohet njeriu në stomakun (mitrën) e nënës?

“Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjet”.
Unë ju thirra dhe ju mashtrova me vesvese
dhe zbukurim të gjërave dhe ju thjesht mu
përgjigjët me vetë dëshirë, pa dhunë.

“Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni
veten!”. Sot mos më akuzoni mua dhe mos
më qortoni por akuzoni dhe qortoni veten
e juaj. Gjynahu është i juaji jo i imi.

“Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk
jeni shpëtimtarët e mi”. Unë sot nuk jam
shpëtimtari i juaj e as ju nuk mundeni mua
të më shpëtoni nga dënimi i Allahut.

“Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me
Allahun (në adhurim)”. Unë sot e mohoj se
jam ortak i Allahut në adhurim dhe
dëshmoj se jam krijesë e Tij.

“Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim
të dhembshëm”. Me të vërtetë se ata që i
përshkruajnë ortak Allahut do të kenë
dënim të rëndë dhe do të jenë banorë në
Xhehenem përgjithmonë.

Kështu Iblisi e zbulon armiqësinë që e ka
ndaj birit të Ademit dhe e pranon se si e
mashtron atë me qëllim që t’i shtohet edhe
më tepër pikëllimi dhe pendimi Ditën e
Kiametit.

A ka kush logjikon dhe mendon.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Tags:

Categories

Archives