Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

HYRJA E SHEJTANIT NË SHPIRTË TË NJERIUT PËRMES DERËS TË CILËN AI E PËLQEN DHE E DO



HYRJA E SHEJTANIT NË SHPIRTË TË NJERIUT PËRMES DERËS TË CILËN AI E PËLQEN DHE E DO

HYRJA E SHEJTANIT NË SHPIRTË TË NJERIUT PËRMES DERËS TË CILËN AI E PËLQEN DHE E DO:

Tha Ibnul-Kajjimi rreth kësaj teme: “Shejtani qarkullon në trupin e njeriut sikurse qarkullon gjaku, madje ndeshet me shpirtin e njeriut dhe përzihet me te, kështu që e pyet atë se ç’farë dëshiron dhe cilës gjë i jep përparësi, e kur e kupton këtë, e përdorë atë kundër njeriut dhe i hynë atij nga kjo derë. Këtë gjë ai ua mësoi edhe dashamirëve të tij në mesin e njerëzve, kur dëshirojnë t’i realizojnë qëllimet e prishta të tyre që të hyjnë përmes derës të cilën ata e dëshirojnë, sepse ajo është derë që nuk mbetet pa iu kryer nevoja ai që hynë përmes saj, kurse ai që dëshiron të hyjë përmes ndonjë dere tjetër, e gjenë atë të mbyllur..”

Nga kjo derë i hyri shejtani Ademit dhe Havës, sikurse thotë All-llahu i madhëruar: “Ai (Iblisi) u tha: “Zoti juaj nuk u ndaloi këtë pemë përveçse të bëheni dy melekë, ose të bëheni të përjetshëm” (El-A’rafë: 20).

Tha Ibnul-Kajjimi: “Armiku i All-llahut vërejti dhe ndjeu se ata dy anonin kah përjetësia në atë shtëpi të begatshme e të përhershme, për këtë arsye e diti se nuk mund t’ju hyjë atyre përveçse nga kjo derë dhe u betua se ai është këshillues i tyre, e u tha: “Zoti juaj nuk u ndaloi këtë pemë përveçse të bëheni dy melekë, ose të bëheni të përjetshëm” (El-A’rafë: 20).