Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hypericum perforatum L. Lulebalsami, St. John’s wort përdoret për qetësim nervor, kundër depresionit



Hypericum perforatum L. Lulebalsami, St. John’s wort përdoret për qetësim nervor, kundër depresionit

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare
30-100 cm e degëzuar në maje. Kërcelli ka
pak gjethe, kurse në majë shumë lule të verdha.
Gjethet kanë formë vezake ose lineare deri në
3 cm.
Përhapja në Kosovë: Rriten në vende të
papunuara, në livadhe, në kullota çeltira pyjesh
etj.
Pjesët e përdorshme: Përdoren pjesa e
kërcellit me lule (Hyperici herba).
Vjelja: Korret me drapër pjesa e kërcellit me
lule gjatë verës (VI-VIII).
Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë
deri në 50° C. Raporti: 4:1.
Kategoria terapeutike: Antidepresant,
qetësues.
Përdorimi: Përdoret për qetësim nervor,
kundër depresionit, plagëve nga djegia,
sëmundjeve të lukthit, infeksioneve të kanaleve
urogjenitale dhe qafës së mitrës.
Përgatitja dhe doza: Rekomandohen 5 g
herba të tharë në 0.5 l ujë të vluar të pihet 3
herë në ditë.