Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hutbeja e shejtanit

Hutbeja e shejtanit

zjarri

HUTBEJA E SHEJTANIT !!!

Ne Diten e Gjykimit, kur te dihet se kush ku e ka vendin, kur banoret e xhehnemit e kuptojne se po dergohen ne zjarr te xhehenemit, fillojne t’i kerkojne fajtoret!
Dikush do t’a fajesoj prinderin, dikush mesuesin, dikush prijesin e shtetit, dikush …
Por, qe te gjithe do ta kuptojne se shejtani – djalli i kishte mashtruar ne boten e perkohshme dhe kishte bere qe ata te mos i binden Allahut, por ti binden epsheve dhe shejtanit tyre!

Kur i sheh shejtani keto akuza dhe sharje qe i adresohen atij, atehere me lejen e Allahut do t’ua mbaje xhehnemlive nje fjalim!
Allahu na e ka tregu se cfare do te thote ate dite iblisi – shejtani:

” Dhe, do të thotë djalli, kur të merr fund puna:
“Me të vërtetë Allahu u ka premtuar juve premtimin e vërtetë. Edhe unë ju kam premtuar, por ju kam mashtruar.
Por, unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju, përpos që ju kam thirrur, e ju më jeni përgjegjur.
Prandaj, mos më qortoni, por qortonie veten!
Unë nuk jam shpëtimtari juaj, e as ju nuk jeni shpëtimtari im.
Unë, tani mohoj atë që ju më parë më patët bërë shok (me Allahun)”.
Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm.”

Sure Ibrahim, 22.

Allahu na ruajte prej mashtrimeve te djallit – shejtanit !

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur'ani i zbriti ...

Categories

Archives