Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hurmet kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore

Hurmet kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore

Hurmet kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore

Ne kemi diçka për të ju treguar në rast se ju jeni po kërkoni ushqimin me më së shumti përfitime shëndetësore.

Ne ju rekomandojmë që të provoni hurmet.

Ato përmbajnë shumë përbërës të shëndetshëm të cilët ndikojnë në eliminimin ose zbutjen e disa problemeve shëndetësore, si sulmet e zemrës dhe trurit, nivelin e kolesterolit në gjak dhe problemet me hipertensionin ose shtypjen e lartë të gjakut.

Në të njëjtën kohë, konsumimi i tyre ndikon në forcimin e metabolizmit të trupit, sepse hurmet kanë sasi të mëdha të ushqyesve.

Më poshtë janë disa nga rekomandimet kryesore pse ju duhet të përfshini hurmet në menynë tuaj ushqimore dhe pse ato janë kaq të shëndetshme.

Hurmet janë të pasura me hekur

Hurmet përmbajnë sasi të mëdha të hekurit, i cili është veçanërisht i dobishëm për ata njerëz që vuajnë nga anemia, për fëmijët dhe për gratë shtatzëna.

Është e mjaftueshme që të konsumohen 100 gram hurme në ditë e që përmbajnë 0.9 mg hekur dhe që është rreth 11% e sasisë ditore të rekomanduar të hekurit.

Hekuri ka efekt të dobishëm në qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, kryesisht duke mbështetur rrjedhën e oksigjenit nëpërmjet gjakut.

Hurmet ndihmojnë me diarrenë (barkqitjen)

Hurmet gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit, që është një mineral esencial që lehtëson dhe eliminon diarrenë.

Hurmet ndihmojnë për kapsllëkun

Hurmet përpos që ndihmojnë për diarrenë, ato ndihmojnë edhe për problemet me kapsllëkun.

Për këtë të fundit, ju duhet të vendosni një sasi të hurmeve që të qëndrojnë në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas këtë ujë ta konsumoni në mëngjes, transmeton Klan Kosova.

Kjo do të ndihmojë në një tretje shumë më të mirë, me efekte pastruese për organizmin.

Ato ndihmojnë në kontrollimin e peshës trupore

Nëse dëshironi që të eliminoni peshën e tepërt, ju duhet të konsumoni hurmet në mëngjes, në stomak të zbrazët.

Kështu ju do kontrolloni peshën tuaj trupore. Pavarësisht që hurmet nuk përmbajën kolesterol, duhet të keni parasysh që ato përmbajnë shumë sheqer andaj mos e teproni me konsumimin e tyre.

Hurmet rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe forcojnë zemrën.

Hurmet janë shumë të mira për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak, sepse ato pastrojnë enët e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Për të pasur një zemër sa më të fortë, vendosni hurmet në ujë gjatë natës. Më pas në mëngjes kulloni ato, dhe largoni farat. Më pas ose mund t’i hani farat ashtu, ose mund t’i vendosni në mikser (blender).

Hurmet rregullojnë shtypjen e gjakut dhe parandalojnë sulmet në zemër.

Personat që vuajnë nga hipertensionin, duhet të konsumojnë shumë hurme sepse ato përmbajën kalium dhe nuk kanë natrium. 5-6 hurme përmbajnë 80 mg magnez që është mineral shumë i rëndësishëm për qarkullimin e gjakut.

Siç u tha edhe më lartë, hurmet përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit, që është një mineral i rëndësishëm që përmirëson ndjeshëm sistemin nervor dhe gjithashtu parandalon sulmet e zemrës dhe trurit.

Prandaj, në qoftë se ju merrni 400 mg kalium në ditë, ju nuk keni arsye për t’u shqetësuar rreth shëndetit tuaj.

Categories

Archives