Saturday, 21/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Hurmat lehtësim dhimbjesh gjatë shtatzanisë


Hurmat lehtësim dhimbjesh gjatë shtatzanisë


hurmat

Allahu i Madhëruar duke treguar historine e Mejremes në Kur’an thotë :

”E dhembja e mbështëti ate tek një peme hurme . Ajo tha; Ah sa mire do të ishte per mua të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar qëmoti. E prej së poshtmi ate e thirri Xhebraili: Mos u mërzit Zoti yt bëri prane teje një përrua. Shkunde hurmen se do të bien ty hurma të freskëta . Ti pra ha, pi e qetesohu.” [Mejrem:23-26]. 

Urtësia mjeksore në këtë ajet lidhet me lehtesimin qe bejne hurmat dhimbjeve gjatë lindjes.
Fruti i hurmes përmban lëndë që bëjnë tkurrjen e muskujve të mitres dhe e ndihmojne punën e tyre gjatë muajve të fundit të shtatzanise duke lehtesuar dhimbjet dhe duke pakesuar hemoragjite.
Hurmat përmban një perqindje të lartë sheqeri kryesisht glukoze, i cili është burimi kryesore i ushqimit të muskujve, e veçanerisht i muskujve të mitres i cili luan rolin kryesore gjatë proçesit të lindjes, duke shpenzuar mjaft energji.

Sot gjinekologet u japin grave shtatzana lengje me perqindje glukoze.

Çdo 100 gr hurm permban 20% uje, 2,2% proteina , 0,06%
yndyra , 7,5% sheqerna ,180 njesi nderkombetare vitamine A , vitamine B , 2,2 miligram nikotamine, 1mg sodium, 790 mg potas, 65mg magnezium 5 mg hekur, 72mg fosfor, 65mg squfur dhe 83mg klor.
Perveç këtyre është një pastrues i mirë i zorreve të trasha dhe një stabilizues tensioni gjatë lindjes.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të trajtojmë reumën,dhembjet reumatike
Tags:

Categories

Archives