Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hurma Axhva te fresketa nga Medina


Hurma Axhva te fresketa nga Medina


axhva

Hurma Axhva
Transmetohet nga Sa’d bin Ebi Vekkasi radiallahu anhu, se i Derguari i Allahut,salallahu alejhi ue selem, ka thene: “Kush i ha shtate hurma (axhva) ne mengjes,ate dite ai as nuk do te vuaje nga helmi, as nga magjia”. (Transmetojne Buhariu 10/203 dhe Muslimi 2047)

Transmetohet nga Xhabiri dhe Ebu Seidi, Allahu qofte i kenaqur prej tyre, se i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thene: ”Hurmat jane fruta, fara e te cilave vjen nga Xhenneti.
Ato jane antidot (kunderhelm) kunder helmimit, burim i pasur per rritjen e sasise se spermes, ndersa pirja e ujit te hurmave medinase te konservuara largon magjine e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetojne Tirmidhiu 2067 dhe Ahmedi 3/78)

Hurma axhva, quhen hurmet e thata.

Ibn Athiri, (Allahu e meshirofte), ka thene: ”Hurmat axhva jane nje lloj i hurmave me ngjyre te zeze.
Fillimisht ato i ka mbjelle i Derguari alejhi selam, me duart e veta ne Medine.”

Imam Kurtubiu, (Allahu e meshirofte), ka thene: ”Ate qe e kuptojme nga hadithet eshte se vetem hurmat axhva te Medines e kane karakteristiken e mbrojtjes nga helmimi dhe magjia.”
Megjithate, disa dijetare te tjere jane te mendimit se nese nuk mund te gjesh hurma nga Medina, ha nga cfaredo lloj i hurmave qe gjen.

Shejh Bin Bazi, (Allahu e meshirofte), ka pasur mendimin se nje mbrojtje e tille eshte e pergjithshme dhe shpresohet per cdo person qe hane ne mengjes shtate hurma,pa e perkufizuar ate me hurmat e Medines.”

Edhe nje fjale te Hatabiut, i cili transmetohet te kete thene:
”Fuqia e sherimit te axhves kunder helmit dhe sihrit eshte rezultat i duase se Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, e jo pse kjo hurme e ka ndonje vecanti.” (”Fet’hul Bari” 250/10.)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ilaçi më i mirë dhe më i thjeshtë ndaj pa ndjenjave dhe etheve në mjeksinë profetike
Tags:

Categories

Archives