Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Humbi çështjen gjyqësore, lotët i rridhin pa ndalë….!!

Humbi çështjen gjyqësore, lotët i rridhin pa ndalë….!!

nena
SubhanAll-llah!
Çështja më e çuditshme në gjykatat e Arabisë Saudite!
Një çështje gjyqësore mes dy vëllezërve…
Emri i tij është: “Hizan El-Fehdi”. Hizani është një burrë i moshuar. Ka qarë në gjyq aq sa iu qull edhe mjekra…, por cila ishte ajo gjë që e bëri të qante kaq shumë? Ajo çka e bëri për të qarë ishte humbja e gjyqit të çuditshëm në llojin e tij; e humbi përballë vëllait të tij, për kujdesin ndaj nënës së tyre të moshuar e cila nuk posedonte asgjë përveçse një unaze bronxi…
Nëna ishte nën kujdestarinë e djalit të saj më të madh, Hizanit, i cili jeton vetëm. Dhe kur ai u moshua shumë, erdhi vëllai tjetër, më i vogël që banon në një qytet tjetër për ta marrë nënën për përkudesje. Por Hizani refuzoi, duke thënë që ai mund të kujdeset për të ëmën…
Dhe kështu çështja shkoi në gjykatë që ta zgjidhte gjykata midis tyre. Por divergjencat vazhduan dhe seancat gjyqësore u përsëritën shumë herë dhe secili prej tyre përsëriste që kishte të drejtë në këtë përkujdesje…
Kur gjykatësi kërkoi që ta sillnin nënën e moshuar për ta pyetur, atë e sollën të dy vëllezërit duke e mbajtur secili dhe gjykatësi, pasi ajo ulet dhe rehatohet e pyet se me kë preferonte që të rrinte… Ajo tha: “Ky është syri im, që shikon drejt Hizanit dhe ky është syri tjetër i imi, që shikon drejt vëllait të tij më të vogël”…
Pastaj gjykatësi gjykoi vetë, ashtu siç e pa më të arsyeshme dhe vendosi që plaka të rrinte me familjen e djalit më të vogël, meqë ishte më i aftë… Dhe kjo ishte ajo që e bëri Hizanin që të qajë aq shumë… Nuk kishte lotë më të shtrenjtë sesa ato që i rridhnin Hizanit, lotë të humbjes për pamundësinë që të kujdesej për nënën e tij… Dhe nuk ka dhuratë më të madhe për nënën e tyre, për këtë konkurencë islame midis djemve të saj se kush do të kujdesej për të, për aq kohë sa i kishte mbetur…

Kjo është edukata islame në lidhje me prindërit, kjo është madhështia e fesë së zbritur nga qiejt, kjo është bindja ndaj Fjalës së All-llahut Fuqiplotë, Kur’anit!…

Categories

Archives