Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Human rights watch:Ne Mianmar po behet spastrim etnik


Human rights watch:Ne Mianmar po behet spastrim etnik


mianmar

Spastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit që janë kryer kundër popullit Rohingya në Mianmar janë dokumentuar në një raport të ri nga ana e Human Rights Watch (HRW).

Sipas raportit të lëshuar sot (të hënën), të titulluar “Krejt çka mund të bëni është të luteni”, është faktuar se 125.000 musliman janë zhvendosur me forcë gjatë valëve të dhunës në maj dhe tetor të vitit 2012.

Imazhet satelitore tregojnë se pothuajse të gjitha tokat në pronësi myslimane janë shkatërruar, thotë raporti.

 

Sulmet që ndodhën në tetor, duke u koordinuar nga zyrtarë të qeverisë së Mianmar, qeveri e cila udhëhiqet nga murgjit budist – kanë sjellur pasoja vdekjeprurëse, ku dëshmitarët thonë se të paktën 70 muslimanë Rohingya – duke përfshirë 28 fëmijë – u masakruan në vendbanimin Mrauk.

OKB ka përshkruar komunitetin Rohingya si një prej pakicave më të persekutuara të botës.

Komunitetit musliman i Rohingya, të cilët jetojnë në pjesën perëndimore të shtetit Rakhine në Mianmar i është mohuar shtetësia nga qeveria, e cila pretendon se ata janë emigrantë të paligjshëm nga vendet fqinje si Bangladeshi, dhe shpesh i referohen atyre si “Bengali”.

Qeveria e Mianmar nuk ka bërë asgjë për të parandaluar dhunën, pohon raporti, dhe kohët e fundit forcat qeveritare u janë bashkuar murgjve budist në sulmet mbi myslimanët.

Në përgjigje të një letre nga Human Rights Watch, qeveria budiste deklaroi se “forcat e armatosura, forcat policore dhe milicitë, kanë trajtuar konfliktet midis dy komuniteteve, në përputhje me ligjet ekzistuese, rregullat dhe rregulloret që kujdesen për ofrimin e sigurisë në mënyrë që të rivendoset ligji dhe rendi dhe qetësia “.

Qeveria gjithashtu tha se ka themeluar një komision të “pavarur” për të studiuar konfliktin.infoislame/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  SHBA: Dënimet për narkotikët

Categories

Archives