Thursday, 14/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hudhra –antibiotiku natyral

Hudhra –antibiotiku natyral

hudhra
Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lashtë si ushqimi më i mirë kurues.
Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelpinjve hudhër në ditë ul kolesterolin 10%. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpikjes s5ë gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut.

Studimet e ndryshme tregojnë se përgjysmohet rreziku i kancerit tek ata që përdorin hudhrën.

Efekti i përdorimit të 9 gram (dy thelpinj) hudhër në ditë, për shëndetin e zemrës pas disa javësh. Një sasi e tillë vlen edhe për luftimin e infeksioneve. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiuesë amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatërrojnë ato.

Categories

Archives