Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hoxhë ndoshta është një pyetje banale…

Hoxhë ndoshta është një pyetje banale…

pyetje pergjije

Hoxhë ndoshta është një pyetje banale, por që ndoshta është shumë e mirë për t’u pyetur, e ajo është puna e masturbimit. Sa është e lejuar tek një mashkull, apo është e ndaluar rreptësisht? Ma boni hallall. Ndërsa juve Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut… I Dërguari ynë Muhamedi alejhi selam nuk ka na rekomanduar një gjë të tillë, dhe sikur kjo të ishte e mirë për umetin e tij, atëherë do të na rekomandonte, porse ai na ka porositur që të martohemi apo të agjërojmë. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “O ju të rinjë kush mundet nga ju që të martohet le të martohet, se ajo është më ruajtse për syrin dhe më mbrojtëse për epshin, e kush nuk mundet le të agjeroje se ajo është mbrojtëse” Buhariu dhe Muslimi. Masturbimi është i ndaluar në sheriatin islam, qoftë nëse kryhet nga meshkujt, qoftë nga femrat. Këtë e ndalojnë edhe shumica e dijetarëve, poashtu ka edhe dëme të shumta nga ai. Këtë e kanë vërtetuar edhe mjekët bashkëkohorë. Prej dëmeve: shkakton dobësimin dhe plogështinë e trupit, pengon vepruesin nga obligimet sheriatike, ndoshta mund të çojë vepruesin në një mëkat më të madh. Poashtu, shumë nga ata që e bëjnë mastrubimin kanë dobësi në marrëdhënie intime pas martesës.

Ata që janë të sprovuar nga ky ves (masturbimi) i këshillojmë:

1-Të shpejtojnë në martesë nëse kanë mundesi.

2- Të kenë kujdes në ngrenien e ushqimit që mos të teprojnë, ashtu që mos të nxisë tek ata epshin, sepse për këtë Muhamedi alejhi selam ka porositur që të agjërojnë.

3- Largimi nga çdo gjë që nxitë epshin, si: muzika, shikimi në foto dhe filma.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pse nuk lejohet të bëjmë marrëdhënie intime pa u martuar?

4- Zgjedhja e shoqërise së mirë që nxitë në adhurime dhe punë të mira.

5- Largimi nga vendet e përziera mes meshkujve dhe femrave. Në fund ju këshillojmë që të keni kujdes nga ata që lejojnë një veprim të tillë, pasi ky mendim është në kundërshtim me mendimin e shumicës së dijetarëve.

Ata dijetarë që kanë lejuar masturbimin kanë vendosur disa kushte: 1-Të mos jetë i martuar 2- Të frikësohet se bie në zina-prostitucion 3- Të mos jetë qëllimi i tij kënaqja, por thyerja e epshit. Allahu e di më mirë.

Hoxhë Valdet Kamberi

Categories

Archives