Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hoxhaj uron homologët e vendeve myslimane me rastin e Bajramit

Hoxhaj uron homologët e vendeve myslimane me rastin e Bajramit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi liderëve të shteteve me shumicë të popullsisë myslimane, me rastin e Festës së Bajramit të Madh.

hoxhaj

Në letër, ministri Hoxhaj i ka përgëzuar përfaqësuesit dhe qytetarët e këtyre shteteve, në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Kjo festë përfaqëson bashkimin, solidaritetin dhe dashurinë ndërmjet popujve. Ne shpresojmë që kjo festë do të sjellë më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe dhe bashkëpunim ndërmjet njëri-tjetrit, për të mirën e shoqërisë dhe të gjithë njerëzimit”, shprehet Hoxhaj, në letrën dërguar homologëve të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) dhe shteteve anëtare të Ligës Arabe.

Duke uruar festën e Bajramit, ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu shpreh besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtyre shteteve do të thellohen në vitet në vazhdim. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Memli, më i votuari i PDK-së në Prishtinë

Categories

Archives