Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hoxhaj: Urdhri i Tahirit? Ndrea Prendin e shkarkon kryeministri dhe jo unë


Hoxhaj: Urdhri i Tahirit? Ndrea Prendin e shkarkon kryeministri dhe jo unë


gjenerali

Komandanti i komanduar i Gardës së Republikës, z.Artan Hoxhaj mohon të ketë pasur presione për largim nga puna, pavarësisht rotacionit politik. Z.Hoxhaj vazhdon normalisht punën si i komanduar në krye të Gardës së Republikës, ndërsa tregon për “Gazeta shqiptare” se shkarkimin nga detyra të paraardhësit të tij, Ndrea Prendi e bën vetëm kryeministri, ndërsa për gardistin tjetër, Agim Llupo thotë se pas vendimit të gjykatës, automatikisht lirohet nga detyra. Sipas tij, këtë parashikon ligji për të dy të dënuarit e ngjarjeve të 21 janarit 2011, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Z.Hoxhaj flet dhe për ruajtjen që po i bëhet ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga një grup i madh shoqërimi, tashmë ruhet vetëm nga 4 oficerë. Kreu i Gardës shprehet se pjesa tjetër e ish-eskortës së z.Berisha është caktuar në detyra të tjera.

 

Z.Hoxhaj, ju jeni i komanduar në krye të Gardës së Republikës, por pas rotacionit politik, a keni pasur ndonjë presion për largim nga detyra?

Unë jam i komanduar nga kryeministri dhe vazhdoj punën normalisht. Nuk kam pasur presion për largimin. Po bëj punën time normalisht.

A është ekzekutuar vendimi i ministrit të Brendshëm për lirimin nga detyra të ish-Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo?

Jo, nuk është ekzekutuar vendimi sepse Komandanti i Gardës së Republikës në bazë të ligjit për Gardën, emërohet nga kryeministri, me propozimin e ministrit të Rendit Publik. Lirimin e z.Prendi nga detyra mund ta bëjë vetëm kryeministri. Besoj se vendimi do të ekzekutohet pasi kryeministri të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe unë jam komanduar nga kryeministri dhe lirimi bëhet po me vendim të kryeministrit.

Po sa i përket rastit të gardistit Llupo?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Arma kimike e Sirisë e testuar në Shqipërinë e 1978-s (VIDEO)

Z.Llupo është liruar nga detyra automatikisht në vendimin që ka dhënë gjykata. Këtë parashikon ligji.

Si po e ruani ish-kryeministrin Sali Berisha?

Po e ruajmë sipas asaj çfarë ofron ligji.

Nga sa shoqërues ruhet aktualisht z.Berisha?

Me status të ish-kryeministrit ruhet nga 4 shoqërues. Janë dy shoferë dhe dy oficerë. Një ditë ruhet nga një oficer dhe ditën tjetër ruhet nga oficeri tjetër.

Nga sa gardistë ruhej kur ishte kryeministër Berisha?

Një ditë ruhej nga 7 gardistë dhe ditën tjetër nga 7 gardistë të tjerë, për shkak të ngarkesës së punës si kryetar qeverie. Pra, ndërroheshin grupet e shoqërimit.

Po pjesa tjetër e grupit të shoqërimit, tashmë që Berisha nuk është kryeministër, dmth. eskorta ka mbetur pa punë?

Jo, ata janë caktuar në disa detyra të tjera. Vazhdojnë punën normalisht, edhe pse nuk janë pjesë e grupit të shoqërimit të z.Berisha.

Categories

Archives