Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hoxhaj : Kosova të kyçet në gazsjellësin TAP


Hoxhaj : Kosova të kyçet në gazsjellësin TAP


Hoxhaj : Kosova të kyçet në gazsjellësin TAP

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë duke bërë përpjekje që Kosova të kyçet në projektin e Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP)

hoxhaj

Qeveria e Kosovës ka shfaqur synimet për të përfituar nga Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP), i cili do të kalojë nëpër territorin e Shqipërisë. Kalimi i një dege të gazsjellësit nga Shqipëria edhe në Kosovë është synimi i Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thënë se që nga bërja publike e këtij projekti kryeministri Thaçi dhe ai personalisht janë angazhuar në takime të ndryshme me Shqipërinë dhe me qeveritë e shteteve të BE-së, të cilat janë aksionare në këtë projekt, që edhe Kosova të përfshihet në TAP.

Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të jetë vendkalim i këtij burimi të rëndësishëm natyror. Sipas tij, nëse kjo do të bëhej e mundur, Kosova do të përfitonte si në rrafshin gjeostrategjik, por edhe atë ekonomik. “Kyçja e Kosovës në TAP do të krijonte të ardhura vjetore të qëndrueshme. Në rrafshin ekonomik do t’i sillte Kosovës diversitet në burimet energjetike dhe padyshim se qytetarët e Kosovës do të kishin çmime më të ulëta të furnizimit me energji nëpërmjet këtij gazi”, ka thënë Hoxhaj në intervistën për “Epokën e re”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Malishevë, mësuesi pedofil kapet në flagrancë

Categories

Archives