Thursday, 16/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hormonet



Hormonet
Hormone derivon nga Greqishtja, d.m.th zgjoje drejt aktivitetit. Nje organizem i kafshes ka me shume se 100 hormone ose substanca te ngjashme hormonale, te cilat i klasifikojne bazuar ne strukture ose sipas funksionit. Hormonet jane substanca kimike me ane te cilave truri dhe indet e trupit tone, komunikojne me njerin tjetrin.
Hormonet udhetojne nepermjet lengjeve te trupit tone. Ne nje fare menyre ato jane “korrieret” qe cojne mesazhe. Meshkujt e femrat kane hormone ne trupin e tyre por ne perceptimin e perditshem, pavaresisht ketij fakti shkencor disa kane tendence te paraqesin femrat sikur ato jane nen influencen konstante te hormoneve.
               hormonet
Hormonet prodhohen nga qeliza te specializuara, leshohen ne gjak dhe percjellin nje mesazh te caktuar ne nje zone te vecante te trupit. Si sistem inter-komunikues ndemjet qelizave te ndryshme te trupit, hormonet gjinden ne te gjithe organizmat multi-qelizor.
Ne trupin e njeriut hormonet perdoren per dy tipe komunikimi:
(a) komunikim ne mes dy gjendrave endokrine, njera gjender leshon hormonin qe stimulon gjendren tjeter te ndryshoje nivelet e hormonit te leshuar.
(b) ne mes nje gjendre dhe organit te markuar, p.sh. pankreasi leshon insuline qe ben qelizat muskulore e dhjamore te marrin glukozen nga fluksi i gjakut.
Meqe hormonet leshohen ne gjak ato kalojne neper te gjithe trupin, si te tilla kryejne veprimin e tyre ne shume zona te ndryshme. Kjo lidhje teper komplekse ndermjet gjendrave, hormoneve e organeve te markuara quhet sistemi endokrin. Ndikimi i hormoneve shihet ne aktivitetet fizike, mendore e fiziologjike, nga rritja, metabolizmi, oreksi, gjumi, puberteti dhe fertiliteti.
   Efekti i disa hormoneve
Keto korriere kimike te trupit udhetojne nepermjet gjakut te organet e indet tona. Ato punojne ngadale dhe per kohe te gjate, mund te ndikojne procese te ndryshme si: rritjen e zhvillimin, metabolizmin (energjia nga ushqimi) funksionet seksuale, riprodhimin e sjelljen. Hormonet prodhohen nga gjendrat endokrine.
Gjendrat kryesore jane: pituitare, pineale, tiroide, adrenale dhe pankreasi. Meshkujt prodhojne hormone ne testikuj ndersa femrat tek ovaret. Duhet nje sasi shume e vogel e hormoneve per te shkaktuar ndryshime te medha ne te gjithe trupin tone. Prandaj, marrja me shumice ose me pakice e disa hormoneve, eshte problem serioz. Nivelet e tyre maten me teste laboratorike ne gjak, urine dhe ne peshtyme.
Hormonet te femrat kane vecori te ndryshme. Hormonet seksuale qe prodhohen ne ovare influencojne indet e tjera te trupit dhe masen kockore. P.sh. te osteoporoza (kockat poroze) per te cilat do flasim ne nje kapitull tjeter te ketij libri, kocka te brishta me tendence te thyhen lehte, themi se ne moshat > 65 vjecare, 1 ne 2 gra do kete te pakten nje frakture ne jeten e saj, te lidhur me osteoporozen.
Hormonet ndikojne rritjen, zhvillimin dhe riparimin e indeve te trupit tuaj. Pas meopauzes trupi i nje femre prodhon me pak estrogjen dhe progresteron. Sjell dy karta me info per menopauzen.
      Shenjat e Menopauzes
     Çfare eshte menopauza
Burimi : Doctor Besi Medical Information




Categories

Archives