Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Horedum vulgare (ELBI)

Horedum vulgare (ELBI)

Përmban:
Fibra, kalcium, fosfor, magnez, hekur, mangan, zink ose selino. Vitamina B dhe më pak vitamina A, E dhe K. beta-glukanin, një fibër që stimulon formimin e vazove të reja të gjakut.

Vetite
– ul kolesterolin në gjak
– rrit imunitetin,
– rigjallëron qelizat kardiake pararendëse endoteliale.07_44_32_web
– është antioksidues
– përmirëson sistemin e tretjes
– kundër inflamacionit të fytit;
– kundër heqjes së barkut
– mirëmban presionin e gjakut,
– funksionin e zemrës dhe
– veshkave.
– lufton gripin.

Elbi i vogël, punën e bën të madhe. Ky drith, ndër më të përdorurat në dietën mesdhetare, është zbuluar se ndihmon njerëzit e goditur nga një infarkt, për të riparuar zemrën e tyre.
Ky përfundim ka ardhur, sipas një studimi të realizuar në Laboratorin e Shkencës Mjekësore në Piza. Faktikisht është zbuluar se elbi përmban beta-glukanin, një fibër që stimulon formimin e vazove të reja të gjakut.

Ndër të tjera, beta-glukani shton nivelet e magnezit, duke favorizuar jo vetëm mbrojtjen imunitare, por edhe duke nxitur për rigjallërim qelizat kardiake pararendëse endoteliale.

“Natyra shpesh ofron ilaçe për shumë sëmundje, siç është edhe dëmi kardiak prej infarktit – shpjegon profesor Vincenzo Lionetti, drejtor i Laboratorit të Pizës -. Thjesht duhen gjetur, duke nxitur zhvillimin e studimeve e humultimeve sa më të shpeshta”. Ky studim i fundit është publikuar në revistën “Journal of cellular and molecular medicine”.

Categories

Archives