Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

HIXHAMJA- cupping therapy

HIXHAMJA- cupping therapy

HIXHAMJA

HIXHAMJA- cupping therapy

Hixhamja bën pjesë në fushën e mjekësisë alternative, mjekim me metodën profetike-shkencore që anglisht quhet “cupping therapy”, heqja në pika specifike të trupit e gjakut të mpiksur, i cili mund të sjellë shumë sëmundje në trup deri tek tumoret.

Meqë ndryshe nga degët tjera të mjekësisë alternative kjo veçohet sepse siguria e saj bazohet në origjinën e saj praktike hyjnore nga profeti Muhamed a.s, i cili ishte i udhëzuar nga Allahu i madhërishëm ta rekomandonte për njerëzit, si metodë shumë e sigurt dhe e suksesshme në kurimin e shumë sëmundjeve njerëzore.

Kjo metodë mjekimi ose mjekësia profetike edhe pse është zbritur bashkë me mrekullitë e tjera nga krijuesi i njerëzimit mija vjet më parë, është e pashoqe në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, por kjo metodë nuk është studiuar më parë nga shkencat mjekësore moderne.

Praktika e hixhames ka qene pjesë e kulturës së Lindjes së Mesme për mijëra vite dhe daton që në kohën e Hipokratit .

Ndërsa në Perëndim starton si metodë me ardhjen e kulturës së egjyptianëve të lashtë kur ata sollën në Evropë librat shkencore mjekësorë të zhvillimit të tyre, si Ebers Papirus, të shkruara afërsisht rreth vitit 1550 p.e.s.

Vetëm dy tre dekada më parë, sidomos pas viteve 90, shkenca e mjekësisë po merret seriozisht me këtë metodë dhe është provuar në aspekte biokimike, fizike e fiziologjike për efektin madhështor kurues të mjekësisë profetike, e cila nuk duhet dyshuar asnjëherë ashtu sikurse nuk dyshohet në atë që ka krijuar njerëzit si dhe fuqinë kuruese të hixhames për ta.

Ç’është hixhamja

Hixhamja është mjeti shërmi më i miri i rekomanduar dhe i përdorur nga Profeti a.s ku dhe thotë: “Sa i mirë është shërimi me hixhama”.  

Hixhama derivon nga fjala arabe “haxhm” që do të thotë “të thithësh”. Hixhama është procesi i vënies i disa kupave në pjesë të caktuara të trupit, duke i hequr ajrin nga brenda kupave për të krijuar një vakum.

Shpjegimi shkencor i hixhames

Cupping therapy ose hixhama eshte perdorur edhe ne kuptimin per te hapur meridianët e trupit. Ç’jane meridianet?

Meridianet jane kanale ne trupin tone neper te cilat energjia kalon ne trupin tone tek çdo pjese e trupit gjeri ne organet dhe indet me te thella te tij.

Kemi pese meridiane ne shpine te cilet kur jane te hapur lejojne te penetroje dhe te udhetoje energjia ne te gjithe gjatesine e trupit. Ështe zbuluar qe hixhama apo cupping është metoda e vetme më e mira per hapjen e ketyre meridianeve te bllokuara.

Gjithashtu është vërtetuar plotësisht që hixhama depërton deri ne thellesine 10 cm te trupit nga vendi i hixhames, duke shkaktuar keshtu pastrimin e trupit nga toksinat e ndryshme, duke aktivizuar gjëndrat limfatike pergjegjese per imunitetin, duke pastruar kolonin e bllokuar, aktivizon dhe pastron venat. Hixhama pastron njolla te ndryshme në lekure dhe mjekon venat varikoze pa tromboza. Cupping apo hixhama eshte metoda masazhuese me e mira deri më tani per indet e thella.

 

Metodat e aplikimit me kupa plastike është me modernja dhe kupat janë të shumëllojshme dhe praktike në përdorim.

 

Vendet ku kryhet hixhamja

1.Tek e buta e kokës (të cilën e kanë fëmijët të butë kur janë të vegjël).

2. Maja e kokës, aty ku bashkohet kocka e parme me kockën e mbrapme të kokës.

3. Në dy anët e qafës.

4. Ndërmejt shpatullave.

5. Në kurrizin e këmbëve.

6. Në mes të pjesës së pasme të kokës. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend)

7. Në fundin e kokës aty ku ndodhet një kockë pak e dalë. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend). Ibn Kajjimi në librin Zad El Mead ka thënë: Kanë rënë në kontradiktë mjekët për hixhamen në këtë vend. Disa e kanë pëlqyer, ndërsa disa të tjerë e kanë refuzuar atë dhe thanë se hadithi që tregohet për të nuk është i saktë. Gjithashtu hixhamja e dobëson fundin e trurit kur kryhet (në këtë vend) jo në raste të domosdoshme se rasti i ndezjes së gjakut. Por kur kryhet në raste të domosdoshme, ajo është e dobishme).

 

*Vini re: Këto vende janë si për burrat ashtu edhe për gratë.

 

 

Disa hadithe për vlerën e hixhames

1. Nga Enesi r.a transmetohet se Profeti a.s. ka thënë: “Kush dëshiron të bëjë hixhame le të kërkojë ditën e 17 ose 19 ose 21. Te mos e lejë njeriu t’i ndizet gjaku se po u ndez e vret njeriun”. Ndezja e gjakut mund të jetë në disa raste si psh rasti i tensionit të lartë.Transmeton Ibn Maxheh dhe e saktëson Albani nr. 2808.

2. Transmetohet nga Xhabiri r.a.se Profeti a.s. ka thënë: “Hixhamja është shërim”. Mut-tefekun alejh

3. Ka thënë Profeti a.s.: “Hixhamja me barkun bosh është më e mirë. Ajo forcon  mendjen dhe shton kujtesën”. Transmeton ibn Maxheh, hadithin e saktëson Albani nr. 2810.

 

Ndalesat e hixhames

Nuk ka asnjë ndalesë për përdorimin e hixhames, sepse profeti a.s. ka treguar se ajo është shërim. Për këtë arsye ajo mund të kryhet për të gjitha moshat edhe për gratë shtatëzëna ose ato që u japin gji fëmjëve ose grave me menstruacione ose lehoni ose atyre që nuk kanë menstruacione e lehoni.

  1. Nuk ka hadithe të sakta që tregojnë për kupat e thata. (d.m.th. pa prerje). Profeti a.s. ka treguar se shërimi është tek prerja e hixhames.2. Nuk ka argumente të sakta që tregojnë se marrëdhëniet seksuale pas hixhames janë të dëmshme.3. Nuk ka argumente që vërtetojnë se pirja e qumështit ose nënprodukteve të tij janë të dëmshme pas hixhames.

    4. Nuk është e saktë se hixhamja në kohën e shtatëzanisë është e dëmshme.

    5. Nuk është e saktë se dalja e gjakut të menstruacioneve dhe lehonisë mjaftojnë për gruan dhe nuk ka nevojë për hixhame.

    6. Të gjitha vendet që treguam për hixhamen mund të kryhen tek pacienti njëherësh në të njëjtën ditë.

    7. Mund të kryhet hixhamja në vende të tjera veç këtyre që u treguan në bazë të nevojës.

Mjekimi me hixhama

 

Hedhja e kupave (hixhami) nënkupton nxerrjen e gjakut të keq, i cili gjendet nën lëkurën e trupit të njeriut. Ky proces është një trajtim mjekësor. Është treguar prej Ibn Abbasit r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Shërimi është në tri gjëra: lëshimi i gjakut përmes prerjes së lëkurës pas hedhjes së kupave (hixhami), të ushqyerit me mjaltë dhe djegia e lëkurës për shërim (kauterizimi me zjarr), por djegien e lëkurës (kauterizimin) ia ndaloj Ummetit tim”. (Transmeton Buhariu).

Terapia e kupave apo nxjerrja e gjakut (hixhami) është praktikë e miratuar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s, i cili edhe i paguante të tjerët për këtë masë terapeutike. Nxerrja e gjakut të keq bëhët për shërimin e kokëdhembjes. Disa dijetarë pajtohen se kur njeriu bën vendosjen e kupave përderisa është duke agjëruar, e prish agjërimin edhe ai në të cilin është bërë hixhami, po ashtu e prish agjërimin edhe ai i cili merret e këtë process (ai që iu bën të tjerëve).

Kërkimet moderne kanë arritur kulmin në rezultatin se hedhja e kupave është njëra nga metodat më efektive dhe më e sigurtë terapeutike. Kjo është provuar me efektshmëri tek shumë të sëmurë. Veç kësaj, ajo paraqet një mënyrë natyrale të trajtimit që ndryshon prej trajtimit mjekësor duke përdorur barna të ndryshme që ndoshta edhe çojnë edhe më në keqësimin e sëmundjes apo dhimbjes.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës. Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.” (Buhariu dhe Muslimi)

Shkencëtarët kanë zbuluar se heqja e gjakut (flebotomia apo ventuza) mund të shërojë disa sëmundje të zemrës, probleme me gjak dhe disa lloje të mëlçisë. Për më tepër, në rast të rritjes së papritur të shtypjes së gjakut e cila mund të jetë e përcjellur me shenja apo kushte gjysmë kome, hixhami është ajo e cila duhet. Disa raste të sëmundjeve të mëlçisë, siç është dëmtimi i mëlçisë i cili nuk i përgjigjet medikamenteve apo ilaçeve, mund të shërohet me hixham. Disa sëmundje të gjakut siç është rritja e sasisë së hemoglobinës mund të kërkojë trajtim nga heqja e gjakut (hixhami) në mënyrë që të ndalojë ndonjë efekt anësor. Është e rëndësishme të përmendet se numri i qelizave të kuqe rritet tek ata të cilët jetojnë në hapsira malore ku atje gjenden sasi më e vogël e oksigjenit. Kjo ndoshta edhe për shkak të temperaturës së madhe në të cilën gjendje gjëndrrat e djersës fillojnë aksionin dhe kjo shpie deri tek rritja e numrit të qelizave të kuqe. Nuk ka mrekulli si ajo e Pejgamberit s.a.v.s. i cili thotë: “Sa i mirë është shërimi me hixham.”

Ajo i shëron të gjitha sëmundjet, sepse Profeti a.s. e ka treguar këtë dhe ka thënë se ajo është shërim siç e treguam më sipër. Ajo mund të kryhet për burrat, gratë dhe fëmijët. Cupping ose hixhama vepron duke shkaktuar reduktimin e dhimbjes qe ndjejme ne trupin tone. Në mjekësinë alternative dhimbjet shkaktohen nga demtimi i rrjetave te meridianeve te cilet tejçojne brenda trupit tone energjine jetesore, prandaj demtimi i ketyre kanaleve (meridianeve sjell dhimbje). Kjo vjen kryesisht me fillimin e stresit ne trup, çrregullimet e balancave hormonale dhe te lengjeve, bllokimi i qarkullimit te gjakut ne pika te ndryshme dhe temperature ne muskuj e ne artikulacione. Kur nje kupe thithese e hixhames vendoset ne nje zone problematike, ajo thith dhe krijon nje ngrohtesi qarkulluese te gjakut ne vend dhe perreth vendit si dhe ne thellesi te tij. Shume shpejt do ndjeni qe dhimbja eshte pakesuar ne mase.

Sipas mjeksise alternative kur nje organ eshte i semure vuajnë dhe shume organe te tjera, p.sh. nese dikush vuan nga veshkat dhe eshte ne moshe mesatare, ai person do thinjet me shpejt, do rrudhet shume dhe do i thahet lekura.

Perdorimi i hixhamit apo cupping therapy ka shume perfitime dhe mund te aplikohet ne shume trajtime.

 

 

Disa raste ku mund te perdoret me sukses hixhama jane:

1. Dhimbja e kokës

2. Dhimbjet e shpines dhe shtyllës kurrizore ne përgjithësi

3. Artritet

4. Kapsllëku dhe barkëqitjet

5. Dobësimi nga arsye të ndryshme

6. Shiatiku

7.Probleme të lëkurës

8. Shtrëngime periodike të barkut

9. Mbipesha

10. Depresioni dhe migrena

11. Steriliteti tek femrat dhe meshkujt

12. Urinimi natën tek fëmijët etj.

 

 

Sëmundjet që mund të lehtësohen nga aplikimi i hixhames:

• Dhimbjet e kokës

• Dhimbjet e shpinës

• Dhimbjet e kyçeve dhe muskujve

• Infertiliteti

• Çrregullime seksuale të ndryshme

• Sëmundjet reumatike

• Hipertensioni arterial

• Infeksionet e gjirit

• Djerësitjet natën<

• Ftohjet e sinuseve

• Mungesa e nuhatjes

• Temperaturat e larta

• Kapsllku, diarrhea dhe barkqitja

• Dhimbjet e gjoksit

• Astma bronkiale

• Sëmundjet e gjakut

 

 

Hixhama është nga metodat më të mira të përdorshme dhe mbrojtëse për shëndetin e familjeve tona, prandaj le të behet metoda e jetës tonë për një shëndet cilësor dhe le të ringjallim edhe njëherë këtë sunet të Profetit a.s i cili ka thënë: “ Kushdo që ringjall një sunet nga suneti im dhe njerëzit e praktikojnë atë, ai/ajo do të ketë të njëjtin shpërblim të atyre që e praktikojnë atë, pa i pakësuar atyre asgjë nga shpërblimet..”(Suneni Ibn Maxhah, 209)

Categories

Archives