Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Hixhameja dhe praktika e Muhamedit alejhi selam pj2

Hixhameja dhe praktika e Muhamedit alejhi selam pj2

Çfarë shëron hixhami

Për sëmundjet që mund të shërohen me hixham kryesisht flasin hadithet e dobët.

Sipas tyre hixhami mund të shëroj:të gjitha sëmundjet e sistemit kardiovaskular;kokëdhembjet dhe llojet e migrenës,

Nga Ibn Abbasi r.a., transmetohet që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. e ka bërë hixhamin si mahrim në kokë për shkak të migrenës. (29)

aktivizon organizmin e njeriut në tërësi;
forcon memorien;
vepron në mënyrë preventive te çmenduria, epilepsia dhe ngjashëm;
ndihmon shërimin e plagëve dhe lëndime të ndryshme të organizmit;
zbrit tensionin e lartë të gjakut;

Çfarë duhet bërë me gjakun e thithur gjatë hixhamit

Në hadithet e Pejgmaberit s.a.v.s., kërkon që gjaku i thithur të gropohet. Por meqë hadithet janë të dobët dhe në te nuk mund të themelohet rregulli i sheriatit mund të konkludohet se gjaku i thithur mund të hidhet, por në aso mënyre që mos ta dëmtoj personin në të cilin bëhet hixhami, por as mjedisin, meqë sipas sheriatit mendohet si i pa pastër, ndërsa nga aspekti mjekësor përmban baktere.

Kompensimi material i personit që kryen hixhamin

Në hadithet e Pejgamberit, s.a.v..s., flitet për kompensimin material të personit i cili kryen shërbimet e hixhamit.

Nga Enes ibn Maliku, r.a., transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s., e ka ftuar djaloshin që kryente hixhamin dhe ia bëri, me ç’rast Pejgamberi s.a.v.s., e shpërbleu dhe sugjeroi që tatimi t’i zvogëlohej. (30)

Nga Ibn Abbasi, r.a., transmetohet që ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s., personit që ia bëri hixhamin i dha kompensim material, e sikur kjo të ishte e përbuzur nuk do t’ia jepte”. (31)

Nga Enes ibn Maliku, transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s., personit që ia bëri hixhami ia bëri kompensimin material. (32)

Mirëpo ekzistojnë gjithashtu hadithet e saktë që ndalojnë marrjen e çfarëdo kompensimi material për kryerjen e shërbimit gjatë hixhamit.

Rafi’ ibn Hadixh, transmeton që ka dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s. duke thënë: “Fitimet më të këqija janë: fitimi nga prostitucioni, fitimi nga qeni dhe fitimi i personit që bën hixham”.

Shumica e juristëve të sheriatit dhe të gjitha shkollave juridike të sheriatit mendojnë që fitimi i personit që kryen hixhamin është i lejuar, në bazë të transmetimit të Ibn Abbasit, r.a. në të cilin qëndron: “…personit që ia ka bërë i ka dhënë kompensim material, dhe sikur të ishte kjo e përbuzur nuk do ta bënte”.

Ibnul Xhevziu mendon që është e përbuzur marrja e kompensimit material për kryerjen e hixhamit, sepse bëhet fjalë për shërbimet e cila në rast nevoje bëhet obligim i myslimanit ndaj myslimanit, për çfarë për këtë nuk duhet marrë kompensim. (33)

Për çdo rast kjo hyn në kornizat e jurisprudencës së zakonshme. Kështu nëse në një vend, shërbimet e tilla paguhen, atëherë nuk ka pengesë që të paguhet bërja e hixhamit, në të kundërtën nuk duhet marrë kompensim material.

Në fund të kësaj trajtese për hixhamin, ashtu si e ka pranuar dhe praktikuar Pejgamberi s.a.v.s. dëshiroj të përkujtojmë hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Kush vë në praktikë një gjë pozitive i cili pas tij do të praktikohet do të ketë shpërblim për atë, por edhe shpërblim për të gjithë ata që pas atij e bëjnë dhe që shpërblimi i atyre aspak nuk do të zvogëlohet. Por, kush e futë në praktikë një gjë të keqe, veprimi i cili praktikohet do të ketë mëkat për te, por edhe mëkat i të gjithë atyre që e bëjnë pas tij, dhe që mëkati i tyre aspak nuk do të zvogëlohet”. (34)

Konkludim

Një numër i madh i dijetarëve islam, posaçërisht juristët e sheriatit (ibn Kutejbe, el Karafi, ibn Kajjim el Xhevzi, ed-Delevi, et-Tahir ibn Ashur, Reshid Rida, Mahmud Sheltut, el-Karadavi, etj., mendojnë që është e domosdoshme në shembullin e jetës së Pejgamberit s.a.v.s. të dallohet pjesa normative dhe jo normative, pjesa e cila është e obliguar për të gjithë pasuesit e tij dhe ai i cili është shprehje e dimensionit të tij njerëzor dhe i cili nuk është obligativ për pasuesit e tij.
Hixhami është formë e shërimit tradicional popullor, të cilin e kanë njohur kinezët, egjiptasit, bizantinët, persianët, ndërsa e kanë praktikuar edhe arabët në kohën e injorancës;
Në sunnetin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., hixhami përmendet si pjesë e praktikës dhe traditës së arabëve të asaj kohe;
Në hadithet e saktë përmendet që melekët e kanë urdhëruar Pejgamberin, s.a.v.s. të bëjë hixhamin, por në këto hadithe nuk ka shpjegime konkrete cilat sëmundje me të shërohen, si bëhet ajo, në cilën periudhë kohore dhe moshë;
Është e qartë se Pejgamberi s.a.v.s. është shprehur me lëvdatë për rëndësinë e hixhamit dhe me të është shërbyer për shërimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve;
Nuk ka hadithe të sakta të cilët në mënyrë precize se cilat ditë janë të lavdëruara të bëhet hixhami. Një këshillë e cila përmendet është që ajo të bëhet në ditën e 17, 19 dhe 21 të muajit hënor të kalendarit;
Në disa hadithe të saktë flitet për pjesët e trupit në të cilat bëhet hixhami: tepja e kokës, venet e qafës, në mes shpatullave, ijeve dhe shputave të këmbëve, etj.;
Në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s., shumica e të cilëve janë të dobët, flitet për dobitë e hixhamit, gjegjësisht për sëmundjet të cilat mund të shërohen me hixham. Kështu në hadithet përmenden që me të mund të shërohen sëmundjet e sistemit kardiovaskular, kokëdhembja dhe migrena, në mënyrë preventive vepron kundër çmendurisë, epilepsisë, ndihmon në shërimin e plagëve dhe lëndimeve të ndryshme, zbrit tensionin e lartë të gjakut, forcon memorien, gjegjësisht aktivizon organizmin e njeriut në tërësi;
Nuk ka hadithe të saktë që do të tregoj çfarë duhet bërë me gjakun e thithur. Për këtë, është e lejuar të mënjanohet në çfarëdo mënyre që lejojnë kriteriumet e sheriatit dhe shëndetësore;
Sipas mendimit të shumicës së juristëve të sheriatit është e lejuar të merret kompensim material për shërbimet e hixhamit;
Këshillimi i hixhamit nga Pejgamberi s.a.v.s. bën pjesë në instruksionet që kanë të bëjnë me aktivitetet e kësaj bote e nuk mendohet si urdhër i sheriatit. Nga kjo rezulton që nuk do të jemi mëkatar nëse nuk e aplikojmë hixhamin, ose e lëm anash atë që ka qenë pjesë e jetës së shëmbëllyer të Pejgmaberit s.a.v.s., për të cilin është shprehur me lëvdatë;
Për hixhamin, veprimin dhe efikasitetin e tij, fjalën do ta japin ekspertët mjekësor. Te sëmundjet që argumentohet se është e dobishme dhe efikase duhet aplikuar, e sidomos besimtarët, duke e kuptuar si ilaç të cilin aq shumë e aplikoi dhe lavdëroi Pejgamberi, s.a.v.s.

Literatura

Ibn Kajjim el Xhevzi: “Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s.”, Gjakovë, 2003.
Abdurrahman Xhelaluddin es Sujuti: “Mjekësia Profetike”, përkthim, Gjakovë, 2004.
Ph.DM.H. Kamali: Principles of islamic jurisprudence, fq. 66-67
Dr. Jusuf al Qardawi: “Poslanikova medicina”, Novi horizonti, april, 2006, nr. 80 fq. 15.
Waddah Maxhaddin al Hatib: “al-Hixhama fi al-fikh vel-hadis”, Dar al-fikr, Damask, 2004.
Doc.dr. Zuhdija Hasanoviq: “Hixhama i njeno mesto u sunnetu Bozhijeg Poslanika, s.a.v.s.”, Evropski simpozijum o hixhami, Sarajevë, 2006.

.
1. Tirmidhiu nr. 1961; Ebu Davudi nr.3357, 3376; Ibn Maxheh nr.3427; Ahmedi nr. 17726, 17727, 17728
2. Ebu Davudi, Sunen, “Kitab et tibb”, nr. 3376
3. Buhariu, Sahih – “Kitab an-nikah”, nr. 4800; Muslimi, Sahih -“Kitab as-sijam”, nr.1966; Nesai, Sunen -“Kitab as-sijam”, nr. 2350; Ahmedi, Musned -“Al-muksirin es-sahaba”, nr. 6538
4. Buhariu, Sahih – “Kitab et-tibb”, nr. 5260
5. Buhariu, Sahih – “Kitab et-tibb”, nr. 5255, Ibn Maxheh, Sunen -“Kitab et-tibb”, nr. 3440; Ahmedi, Musned – “Baki musned el ensar”, nr. 23916
6. Imam Xhelaludin es-Sujutiu, “Mjekësia profetike”, përkthim, Gjakovë, 2004
7. As-Suyuti: “Vjerovjesnikova medicina”, përkthim nga anglishtja: Haris Murtiq, Sarajevë, 2003/1424, fq. 27-29
8. Waddah Maxhad-din el Hatib: al Hixhama fi al-fiqh ve el-hadith, Dar al-fikr, Damask, 2004, fq. 15
Muttefekun alejhi
9. Buhariu, 10/126, 127; Muslimi, 1577
10. Ebu Davudi, Sunnen, “Kitab et-tibb”, nr. 3361, Ibn Maxheh, Sunnen, “Kitab et-tibb”, nr. 3475. Hadithi sipas kualifikimit të ekspertëve të hadithit është me varg transmetuesish të mirë
11. Ahmedi, Musned, Hakimi, el-Mustedrak, Sujutiu, el Xhamius-sagir, sahih (i saktë)
12. Tirmidhiu, 2045, senedi është da’if
13. Ibn Maxheh, 3486; Ebu Davudi, 3861; Bejhekiu, 9/340; me sened hasen
14. Ebu Davudi, Sunnen, “Kitab et-tibb”, nr. 3861, me sened hasen
15. Tirmidhiu në Sunnen, nr. 2052; Ebu Davudi, 3860; Ibn Maxheh, 3483; Ahmedi, 3/119, me sened sahih. Të sakt e ka vlerësuar Hakimi me të cilin është pajtuar Dhehebiu
16. Sujutiu në El Xhamius-Sagir
17. Buhariu, 10/128, në hadithin të cilin e tregon Abdullah bin Buhajre
18. Waddah Maxhad-din al-Hatib, vepra e cituar, faqe, 42
19. Tirmidhiu, Sunnen “Kitab et-tibb”, nr. 1976 dhe Hakimi
20. Ebu Davudi, nr. 3862
21. Hakimi, 4/49; Bejhekiu, 9/340, me sened të dobtë
22. Buhariu, Sahih – “Kitab el-haxh”, nr. 1705; Muslimi, Sahih – “Kitab al-haxhxh”, nr.2088; Nesai, Sunen, – “Kitab menasik el-haxhxh”, 23. nr.2801; Ibn Maxheh, Sunen, -“Kitab et-tibb”, nr. 3472; Ahmedi, Musned -“Baki musned el-ensar”, nr. 21846
24. Ebu Davudi, Sunen -“Kitab an-nikah”, nr.1798
25. Tirmidhiu, Sunen -“Kitab et-tibb an Resulil-lah”, nr.1976 dhe Hakimi
26. Ebu Davudi, Sunen -“Kitab et-tibb”, nr.3362. I saktë, sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit
27. Ebu Davudi, Sunen -“Kitab el Menasik”, nr. 1566; Nesai, Sunen -“Kitab menasik el-haxhxh”, nr. 2800; Ahmedi, Musned -“Baki musned el-muksirin”, nr.13314
28. Ebu Davudi, Sunen -“Kitab et-tibb”, nr.3365
29. Buhariu, Sahih -“Kitab et-tibb”, nr.5266
30. Buhariu, Sahih -“el-Ixhara”, nr.2160; Muslimi, Sahih -“el-Musakat”, nr. 1577
31. Buhariu, Sahih -“el-Ixhara”, nr.2158; Muslimi, Sahih -“el-Musakat”, nr. 1202
32. Ibn Maxheh, Sunen -“Kitab el-tixharat”, nr. 2155
33. Waddah Maxhad-din al-Hatib, vepra e cituar, faqe, 86
34. Ibn Maxheh, Sunen -“Kitab el-mukaddima”, nr. 199

Prim.med.dr.sc. Ali F. Iljazi
12345

Një shkrim tjetër i dobishëm  Robit i cili bën hixhame i pastrohet gjaku, forcohet boshti kurrizor dhe i mprehet shikimi

Categories

Archives