Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hixhama- ilac për venat varikoze! Çfare Janë dhe kush i shkakton?



Hixhama- ilac për venat varikoze!  Çfare Janë dhe kush i shkakton?

Fotografia e Hixhame Prishtinë

Hixhama- ilac për venat varikoze!

Çfare Janë dhe kush i shkakton?

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.
Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk është identifikuar ende, por publikime të shumta tregojnë që radikalet e lira ose të paktën prania e tepërt e tyre luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes së venave, duke dëmtuar strukturën e paretit venoz.

Tek 80% e rasteve jane trashëguese dhe fatkeqësishte të përseritëshme, ato prekin më së shumti gjininë femrore sidomos gjatë periudhes së shtatzanis, dhe qëndrimi I gjatë në këmbê,mirpo as gjinia mashkullore nuk përjashtohet nga një problem i till.

KUJDES!





Kujdes nga ekspozimi i venave në këtë sezonë të Veres!!
Zakonisht problemet më të mëdha janë ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme ultraviolet dhe inflamacionet që prezantohen në barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës, sidomos nëse pacientët vuajnë nga aknet në fytyrë”

Ekspozimi në dritën e diellit i shkakton rrjetit të dendur të kapilarëve nën lëkurë humbjen e tonit të tyre të ngjyrës dhe për shkak të ndërrimit të vazhdueshëm të periudhave të relaksimit dhe tkurrjeve, enët e gjakut zgjerohen dhe bëhen shumë të dukshme.

Përgatiti inf.Qendresa Paqarizi(E Çertifikuar për Hixhame)

Fotografia e Hixhame Prishtinë