Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Historia e misionarit krishterë që pranoi Islamin


Historia e misionarit krishterë që pranoi Islamin


artikuj

Musa Bangura, një 45-vjeçar, dikur misionar i krishterë nga Sierra Leone, tashmë është mysliman. Ai udhëtoi në vende të ndryshme në Afrikë duke u folur njerëzve rreth krishterimit, por tani ai e ka pranuar Islamin.

I braktisur nga gruaja e tij dhe familja pasi vendosi të bëhet mysliman, Musa Bangura tani është duke u bërë thirrje njerëzve që të zgjedhin Islamin. Agjencia turke Anadolu Agency rrëfen jetën e tij prej misionari, dhe më pas, jetën e tij në islam.

“Për shumë vite, unë u përpoqa të bindë myslimanët në vendin tim të pranojnë krishterimin, pa e ditur se në çfarë rehati shpirtërore ndodheshin ata. Por më pas, kam parë një ëndërr në të cilën unë ftohesha që të pranoj Islamin,” tha ai, duke shtuar se ai kishte parë të njëjtën ëndërr tri herë radhazi.

Duke vënë në dukje se humbi punën, familjen dhe pasurinë pasi u konvertua në Islam, ai theksoi se Islami ishte gjëja e vetme që kishte rëndësi për të.

Ai deklaroi se gjëja e parë që bëri pas pranimit të Islamit ishte hulumtimi mbi fenë. Rreth kësaj ai tha: “Unë ia kam dëftuar kontradiktat e krishterimit priftërinjve të krishterë, dhe më pas ua kam deklaruar se Islami është feja e vërtetë.”

Bangura tha ai ka zhvilluar një websajt të quajtur ‘Pse Islami’, përmes të cilit ai përpiqet tu tregoj njerëzve se pse Islami është feja e vërtetë. Bangura thotë se deri tani, mbi 8.000 njerëz kanë deklaruar ta kenë pranuar islamit përmes faqes së tij të internetit. Tani, Bangura ka një punë tjetër. Ai punon që të krishterët në qarkun e tij të përpiqen për ta kuptuar të vërtetën dhe të zgjedhin Islamin si fe të tyre. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rusia ndalon përkthimin e Kur'anit

Categories

Archives