Sunday, 19/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

HISTORIA E FARËS SË ZEZË



HISTORIA E FARËS SË ZEZË

HISTORIA E FARËS SË ZEZË

Historia e përdorimit të Farës së Zezë e ka zanafillën më shumë se 2500 vite p.e.s..
Ajo është e përdorur në sistemin medicinal gr­ek, dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në pr­a­k­t­ikat e lashta në fushën e medicinës të aplikuar edhe nga egji­p­­tasit.
Fara e Zezë u zbulua në varrin e Faraonit Tuta­n­khamun duke lënë për të kuptuar që ajo ka luajtur një rol të rëndë­sishëm në praktikat e lashta të Egj­iptit[1].
Referencat më të hershme të shkuara rreth Fa­rës së Zezë gjenden në librin e Isaias në Dhiatën e Vjetër[2]. Easston’s Bible Dictionary sqaron se fjala hebraike “ketsah”, i referohet padyshim bimës Nig­ella Sativa.
Ajo është referuar si Melanthion nga Hipokrati dhe Di­o­s­corides[3] të cilët kanë regjistruar se kjo farë është përdorur për të trajtuar dhembje koke, gri­pin, dhembjet e dhëmbëve, dhe parazitët e zo­rrëve. Ato janë përdorur edhe si një nxitës urinimi, nxitës dhe shtues të qumështit tek nënat gjidh­ë­n­ëse.
Dijetari musliman, Ibn Sina (980-1037), në librin e tij të mi­rë­njohur “Enciklopedia e Mjekësisë” (që konsidero­het si libri më i famshëm në historinë e mjekësisë) ka thënë:
“Fara e zezë sti­m­ulon energjinë trupore dhe nd­ih­mon në reha­bi­litimin pas lodhjes dhe plog­ë­sh­tisë.”[4]
Një dijetari tjetër i njohur musliman el-Biruni (973-1048), i cili ka shkruar një traktat mbi origjinën e barnave indiane dhe kineze, përmend që Fara e Zezë është një lloj drithi i quajtur alw­anak në dialektin Sigzi. Më vonë kjo u ko­nfirmua nga Suhar Bakht i cili shpjegoi se ajo është Habb-i-Sajzi (dmth gruri sigzi). Ky referim për Farën e Zezë si ‘dri­thë’ njofton për përdorimin në ushqim të këtyre farave gjatë shek X dhe XI.[5]
Fara e Zezë është përfshirë gjithashtu në listën e barnave natyrore të et-Tibb en-Nebevi (nga Ibn Kajim el-Xhevzi 1292-1350), sipas thënies pro­fe­tike: “Përmbajuni përdorimit të kësaj Fare të Zezë sepse vërtetë në të ka ilaç për çdo sëmundje përveç saam”. Dhe saam është “vd­ekja”[6]
Hulumtimet e fundit ka dhënë prova që tre­go­j­në se Fara e Zezë përmban aftësi për të rritur në mënyrë të konsi­deru­eshme sistemin imunitar të nje­riut – në qoftë se merret vazh­di­misht, pikërisht ashtu siç thuhet në hadith “Përmb­aj­uni…”.
Përdorimi i shumtë i Farës së Zezë i ka dhënë edhe em­ë­rtimin “Habbet-ul-Baraka” që do të thotë “Fara e bekuar.”
© BioHerbis
________________________
[1] Padhye S, et al., From here to eternity – the secret of Pharaohs: thera­pe­u­tic potential of black cumin seeds and beyond. Cancer Ther. 2008; 6:495–510.
[2] Isaia 28: 25-27.
[3] Padhye S, et al., From here to eternity – the secret of Pharaohs: the­ra­peutic potential of black cumin seeds and beyond. Cancer Ther. 2008; 6:495-510.
[4] Kitab al Qanoun fi Al Toubb (The Book of the Canon of Medicine) by Abu Ali al-Shaykh al-Ra’is Ibn Sina, Rome, The Medical Press, 1593, Libri II, fq. 258.
[5] Gaur, Sandeep. “Medicinal and therapeutical potential of Nigella Sa­t­i­v­a.” Journal of Biomedical and Pharmaceutical Research 4.1 (2015).
[6] Xhami et-Tirmidhi, Vëllimi 4, libri 2, hadithi 2041, klasifikimi Sahih.









Categories

Archives