Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hiqni disa kilogram për vetëm 5 ditë !


Hiqni disa kilogram për vetëm 5 ditë !


molla

Humbja e kilogrameve disa herë është shumë rigoroze dhe shoqërohet me ushqim jo të shijshëm. Mirëpo po ju prezantojmë një dietë e cila është esenciale nëpër botë për momentin, dhe ju mundëson që të humbni deri në 3 Kilgoram në vetëm 5 ditë.

Njëkohësisht kjo dietë do t’ju ndohmojë që të fitoni edhe një ngjyrë të shëndetshme për lëkurën tuaj.
Kjo dietë përbëhet kryesisht nga ushqime të ëmbëla dhe mbahen nga 3 deri në 5 ditë. Me këtë dietë pastrohet organizmi nga materiet toksike, e pushoni stomakun nga ushqimet e rënda dhe në këtë mënyrë i eliminoni lëngjet e tepërta nga trupi.

Dieta bazohet më së shumti në produkte qumështi dhe fruta, të cilat nuk janë shumë të rënda për organizmin. Ofrohen dy alternativa për secilën shujtë, dhe ju zgjidhni se cila ju përshtatet më shumë. Me këto shujta i ofrohet organizmit një
ushqim i balansuar, ku kombinimi i mjaltit me produketet e qumshtit dhe frutat, jep edhe energjine e nevojshme për të kryer aktivitetet e përditshme normalisht dhe ju nuk do të ndjeni fare lodhjen.

*Mëngjesi
a) Lëng portokalli i shtrydhur, të cilit i shtohet një lugë uthull molle dhe mjalt. Ky lëng duhet të konsumohet kur stomaku është
i zbrazët. b) Këtë mund që ta ndërroni me një frape që përbëhet nga 200 gram dredhëza, 100 ml jogurt, një lugë kakao dhe një lugë mjalt.

*Dreka
a) Sallatë frutash (e cila nuk duhet të përmbajë banane) dhe djath-kakao, që përbëhet nga 200 gram djath lope, 100 ml jugurt, një
lugë kakao pluhur dhe një lugë mjalt.

*Pasdite
Pasdite mund të konsumoni një SHAKE që përmban
portokall, jogurt me përqindje të ulët yndyre, cimet dhe një lugë mjalt.

Një shkrim tjetër i dobishëm  12 rregullat bazë për higjienën intime të femrës

*Darka
Në mbrëmje mund të zgjidhni dy banane dhe pak mjalt
ose 200 gram djath lope të përzier me 100 ml jogurt, kumbulla të thata dhe mjalt.

*Për natën të mirë
Për një gjum të rehatshëm, qerasni veten para se të fleni me një qumësht të ngrohte dhe një lugë mjalt.

Siç e shikoni kjo dietë ju mundëson që të ushqeheni deri në 5 herë në ditë, dhe mendoj se nuk është e rëndë për tu mbajtur. Të paktën ia vlen ta provoni nëse dëshironi të dobsoheni shpejt dhe pak. Mund të mbahen vetëm një herë brenda 1 muaji.
Na tregoni se si ju duket. Nese e mbani këtë dietë na tregoni se sa kilogram keni humbur./mjeksiaislame/

Tags:

Categories

Archives