Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

HIPERTENSIONI-Rregulla për të mos nxitur sëmundjen



HIPERTENSIONI-Rregulla për të mos nxitur sëmundjen

HIPERTENSIONI
Rregulla për të mos nxitur sëmundjen
– Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Një personi që ka probleme me hipertensionin i rekomandohet përdorimi i ushqimeve me përbërje të ulët yndyrash të ngopura, yndyrash në total dhe kolesteroli. Kjo përfshin konsumin e sa më shumë zarzavate, frutave dhe bulmet pa yndyrë. Ne u rekomandojmë këtyre personave të ndjekin një dietë sa më të pasur në fruta, zarzavate dhe drithëra.
– Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
– Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë. Dr Hysni Dankshi









Categories

Archives