Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hipertensioni arterial,si ta kontrolloni!

Hipertensioni arterial,si ta kontrolloni!

hipertensioni

Disa udhëzime të shkurtra si të jeni në gjendje që të kontrolloni hipertensionin tuaj arterial.

Nëse interesoheni të dini se a mund të rregulloni tensionin e gjakut pa marrë ilaçe, përgjigja është tepër optimiste. Sipas specialistëve, në disa raste tensioni i lartë i gjakut, d.m.th. hipertensioni jo shumë i lartë mund të përballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor. Të njëjtat udhëzime vlejnë edhe për rastet e hipertensionit të mesëm dhe atij shumë të lartë, por gjithmonë në kombinim me terapitë- mjekësore për të pasur rezultat më të mirë.

Simptomat

Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla sikurse:
* Dhimbje koke
* Marramendje
* Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
* Pagjumësi
* Urinim i shpeshtë
* Etje e madhe
* Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.

Rreziqet

*40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale.
*16% e tyre rrezikojnë të pësojnë infarkte në zemër.
* Sëmundja kërcënon organe të trupit sikurse veshkat etj.

Hipertensioni në shifra
* 25-30% e evropianëve të rritur vuajnë nga hipertensioni.
* 14% e amerikanëve të rritur vuajnë nga hipertensioni.
* 80% e të sëmurëve me hipertension nuk i nënshtrohen udhëzimeve për përmirësimin e tensionit të tyre, fakt që kushtëzohet nga mungesa e përditshme e ilaçeve, kostoja e lartë e tyre, frika nga reaksione të mundshme të terapisë me ilaçe (rënie e shpejtë e tensionit, kollë etj.) si dhe nga mungesa e komunikimit dhe besimit tek i sëmuri dhe mjeku.
* 95% e rasteve me hipertension nuk i dedikohen ndonjë sëmundje tjetër (p.sh. çrregullime nervore, probleme hormonale).

Humbisni kilogramët e tepërt

Mungesa e peshës është një hap tepër i rëndësishëm në normalizimin e hipertensionit. Madje nuk është e rastit që shpesh personat që vuajnë nga hipertensioni përfshihen në kategorinë e njerëzve me mbipeshë. Rreziku nga kilogramët e tepërt është më i madh kur mbipesha është grumbulluar në disa pjesë të trupit, konkretisht në bark dhe kraharor. Të mirat e mungesës së mbipeshës janë të shumta. Përveç se ajo ndikon në uljen e tensionit të lartë arterial, vepron edhe në rënien e nivelit të kolesterolit etj. Gjithashtu, ndihmon në rregullim e niveleve të sheqerit në gjak në rast diabeti. Mos harroni se kombinimi i tensionit të lartë, i kolesterolit në rritje dhe diabetit përbën një faktor tepër rëndues për funksionimin normal të sistemit kardiologjik.

Shëtisni

Jeta sedentare është cilësuar si një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Zemra është organ muskulor dhe si i tillë, ajo duhet mbajtur në formë. Me një aktivitet fizik të rregullt zemra bëhet më e fortë dhe i reziston lodhjes. Nga ana tjetër, shtohet kërkesa për oksigjen nga ana e trupit dhe shtohet puna e zemrës dhe mushkërive, duke bërë qarkullimin e gjakut më të lehtë, e për pasojë uljen e vlerave të presionit të gjakut. Në të njëjtën kohë mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut ul rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiake apo hipertensionin.
Specialistët ju këshillojnë të sëmurëve me tension të lartë që të ecin të paktën 2-3 herë në javë për 45 minuta (është kjo koha që nevojitet mesatarisht për të përshkuar një distancë prej 4 kilometrash). Përkundrazi, ata ndalojnë ushtrimet me peshë pasi në këtë mënyrë rritet shumë presioni arterial dhe vonon që të vijë në nivele fiziologjike. Ndërkaq, nuk përjashtohet që një i sëmurë me hipertension të kryejë ushtrime me pesha, por kjo do të realizohet vetëm pasi ai të ketë nisur tashmë një program aerobie, sipas këshillave të mjekut të tij dhe në bazë të rezultateve të analizave të domosdoshme (si psh. test i lodhjes etj.).

Ndërprisni duhanin

Duhani shkakton çarjen e kapilareve dhe ndikon në humbjen e elasticitetit të tyre.Nikotina që përmban duhani çon në ngushtim të enëve të gjakut, e për pasojë rritjen e presionit të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Është provuar se madje edhe një cigare është e aftë të shkaktojë çarje dhe kjo sepse presioni i gjakut, që qarkullon në brendësi të kapilarëve, rritet. Përveç tensionit të gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrës pasi kjo e fundit është e detyruar të punojë më tepër me qëllim që të mbulojë nevojat e organizmit me oksigjen. Me ndërprerjen e duhanit muret e kapilareve bëhen më elastike, ndërsa zemra punon me ritëm normal dhe nuk lodhet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  8 Keshilla per ata qe vuajn nga pagjumesia

Kontrolloni stresin

Megjithëse kjo këshillë është e vështirë që të zbatohet, pasi stresi është i pranishëm në jetën tonë të përditshme, e vërteta është se nëse dëshironi ta përballoni me sukses hipertensionin duhet të kontrolloni stresin. Me fjale të tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke çuar në rritjen e tensionit të gjakut. Personat e brezit të tretë janë më të prekur nga hipertensioni pasi kapilarët e tyre janë më të fortë, më shumë pak elasticitet, për shkak të moshës.

Kini kujdes regjimin ushqimor

Preferoni: Peshk-zarzavate

* Peshqit (si sardelet, salmoni etj.) përmbajnë tre përbërje yndyrore të cilat është provuar se ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Studimet rreth kësaj çështje janë realizuar në popuj të cilët konsumojnë shumë peshk, si p.sh. eskimezët. Natyrisht që efekti i këtyre përbërjeve tek ju varet nga shpeshtësia e konsumimit të peshkut. Mirë është që të preferoni të hani peshk dy herë në javë dhe të kufizoni konsumin e mishit të viçit, pulës etj. deri në një herë në javë.

* Frutat dhe zarzavatet kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kapilarëve në gjendje sa më të mirë. Pjesa e brendshme e tyre “sulmohet” nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Në saje të lëndëve të vlefshme që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, kapilarët qëndrojnë hapur duke lehtësuar qarkullimin sa më normal të gjakut. Specialistët propozojnë që vaktet tuaja të kenë në përbërjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrë mishi.

Rregulloni temperaturën e shtëpisë

I ftohti është një faktor rëndues për hipertensionin, megjithëse shumë e injorojnë. Nuk është e rastit që në verë kardiologët zvogëlojnë sasinë e ilaçeve kundër hipertensionit, për shkak se nxehtësia ul tensionin. Përkundrazi, ndenja në të ftohtë rrit presionin arterial. Ndaj është e rëndësishme që shtëpia juaj të jetë e ngrohtë.

Disa masa që duhet të ndermerrni

Rregulli bazë në mënyren e të ngrënit është që cfarë do që të hamë duhet të zgjedhim ushqime me sa më shumë kalium dhe me sa më pak kripë. Nuk nevojitet ndonje shkencë e madhe për të arritur këtë sepse natyra e ka zgjidhur problemin për ne.

Ushqimet natyrale sidomos zarzavatet kane një përmbajtje të lartë kaliumi dhe të ulët në natrium. Ndersa ushqimet e përgatitura nga njeriu (konserva, sallamra, shume lloj djathëra etj) kanë përmbajtje të ulët kaliumi dhe përmbajtje të lartë natriumi andaj dhe nuk preferohen fare.

Disa nga masat që duhet të merren:

1. Të hani patjetër zarzavate për drekë dhe për darkë. Kjo përfshin sallata të ndryshme, drithera (oriz, miser, etj), patate, fasule ( Jo fasule te zeza), bishtaja, bajame, patllixhanë, speca etj. Pra cdo lloj zarzavati që mund të siguroni.
Mënyra e gatimit: të zihen, të avullosen(gatim me avull) ose të skuqen në enë të vecanta që nuk ngjisin dhe kërkojnë shumë pak vaj dhe për një kohë të shkurtër(WOK në anglisht). Kur gatuhet me këto enë u shtohen disa erëza dhe piperëra të ndryshme. Këto enë ftere perdoren shumë nga kinezët në restorantet e tyre. Por tani I gjen kudo në Evrope.

2. Nëse në mengjes hani përshesh me qumësht. Buka duhet të mos ketë kripë. Kjo do te thotë se duhet të beni bukë vetë në shtëpi pa kripë. Mielli I perdorur është mirë të mos jetë miell zero. Pra duhet te beni bukë të zeze. Qumështi duhet të jetë I skremuar mire.

3. Në asnjë mënyre të mos hani konserva mishi, peshku, sallemëra dhe cdo gjë tjetër që vjen e paketuar nga fabrika si ushqim I gatshëm.

4. Mos përdorni kripë në gjellërat e ndryshme. Kjo në fakt është nga më të vështirat për tu arritur. Por në fakt mund ti japesh shije gjellës edhe me anë të erëzave të ndryshme, piper, qepë e hudhra me shumicë.

Disa nga këto masa mund të jenë shumë të vështira për tu ndërmarrë. Por ato janë një hap i lartë drejt uljes së tensionit të lartë të gjakur. Pasi të mesoheni me to shëndeti juaj do përmirsohet vazhdimisht dhe dukshëm.

Përshtati: Mjekësia Islame

Tags:

Categories

Archives