Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Higjiena e gojës

Higjiena e gojës

<

Ekzistojnë mendime të ndryshme për moshën në të cilën duhet të fillohet me higjenën e gojës, por të gjithë janë të një mendimi se duhet të fillohet sa më herët.
Nëna duhet të lajë gojën e fëmijut me gazë të njomë (lagur), kurse në moshën 3-4 vjeqare fëmija duhet të mësohet që vetë t’i pastroj dhëmbët.   Fëmijëve të vegjël u rekomandohet brusha me fije të buta, për shkak të rrezikut të dëmtimit të mukozës dhe kjo brushë nuk duhet të përdoret më gjatë se dy muaj. Ndërsa te të rriturit u rekumandohet brusha me fije me fortësi mesatare.

Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po përdoren brushat elektrike, por rezultatet shkencore nuk tregojnë se janë më efikase se brushat klasike. Përparsi e tyre është se janë më atraktive për fëmijët dhe më të përshtatshme për përdorim për fëmijët e hendikepuar.
Pas pastrimit të dhëmbëve brusha duhet lënë të dezinfektohet me 3% peroksik  hidrogjeni dhe të mbahet ne vend të thatë, të ndritshëm dhe me kokë përpjetë.
Për të pasur higjenë të mirë të gojës është me rëndësi të madhe edhe metoda e larjes së dhëmbëve.

Metodat më efikase për larjen e dhëmbëve janë :
1) Larja e dhëmbëve me lëvizje rrotulluese të brushës në të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve.
2) Larja e dhëmbëve me lëvizje vertikale të brushës duke filluar prej gingivës (mishit) të dhëmbëve drejt sipërfaqës kafshuese.

Metodat e gabuara për larjen e dhëmbëve janë :
1) Larja e dhëmbëve me lëvizje horizontale të brushës, kjo metodë nuk mundëson pastrimin e sipërfaqes anësore te dhëmbëve.
2) Larja e dhëmbëve me lëvizje vertikale prej lart poshtë dhe prej poshtë lart e cila nuk mundëson pastrimin e qafës së dhëmbëve.
Me larjen e mirë të dhëmbëve ndikon edhe kohëzgjatja, rezultati i mirë arrihet pas pastrimit 4-5 minuta.
higjiena

Shkruar nga Blerta Shaqiri

Categories

Archives