Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Haziri: Do të hiqet taksa për qytetarët e Luginës së Preshevës


Haziri: Do të hiqet taksa për qytetarët e Luginës së Preshevës


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në Gjilan se me fitoren e LDK-së, sivjet në shumicën e komunave dhe vitin e ardhshëm në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, nuk do të ketë dallime në trajtimin e komunave, siç po bëjnë pushtetarët aktualë, por do të ketë trajtim të barabartë dhe dinjitoz të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Mustafa i ka dhënë mbështetje të fortë kandidatit të LDK-së, për Gjilanin, Lutfi Hazirit dhe këshilltarëve për Kuvendin Komunal.

lutfi haziri

“Me këta këshilltarë ju do të arrini ta realizoni planin e paraqitur nga Lutfi Haziri si kryetar i ardhshëm i komunës së Gjilanit. Gjilani është shembull i kultivimit të traditës familjare, i respektimit të fesë, i respektimit të punës, i respektimit të Kosovës. Ne do të punojmë bashkërisht që sivjet ta fitojmë Gjilanin dhe komunat tjera, dhe pastaj ta fitojmë edhe Kosovën”, tha Mustafa.

Kandidati i LDK-së, për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se qeverisja e keqe aktuale në këtë komunë po i injoron gjilanasit me arrogancën e pushtetit, me paranë publike, të cilën e ka përvetësuar si kartelë private, klanore, madje edhe më keq me krim të organizuar”.

Ai ka thënë se me qeverisjen e tij do të mbrohen bizneset dhe prodhimi vendor, do të ulen taksat komunale dhe do të hiqet taksa për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Daçiqi i viziton serbët në Kosovë, kurse Thaçi nuk i viziton shqiptarët në Luginë

Categories

Archives