Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Haxhi


Haxhi


 

Haxhi është një prej pesë kushteve të Islamit,thotë Allahu teala në Kur’an:”….Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton),Allahu nuk është I nëvojshëm për (ibadetin që e bajnë) njerëzit” (ali imran-97).
Pra Allahu teala e ka bërë obligim haxhin,ngase fjala e Allahut teala “Ala” ka për qëllim obligim,gjithashtu pas kësaj fjale ku thotë Allahu teala:”…e kush nuk beson (ai nuk e viziton), Allahu nuk është I nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit” ,në këtë ajet e ka emërtuar Allahu teala lënsin e Haxhit Kafir,e që ky ajet argumenton obligueshmërin e Haxhit ,dhe kush nuk është I bindur se haxhi është obligim,atëherë ky është Kafir me pajtimin e gjithë dietarëve.
Gjithashtu thotë Allahu teala:”Dhe thirr ndër njerëz për haxhin,..” (haxhxh-27).
Ka thënë Pejgamberi alejhi selam:”Kush ka mundësi ta vizitoj Qaben dhe nuk e viziton atë,ai nuk vdes ndryshe përveq se jahudi ose krishter” (transmeton Tirmidhiu dhe Bejhakiu)
Gjithashtu ka thënë Pejgamberi alejhi selam:”Është ndërtuar Islami mbi pesë shtylla:Dëshmia se nuk ka Zot të adhuruar me meritë, përveq Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe I Dërguari I Tij,falja e namazit,dhënja e zekatit,agjërimi I ramazanit, dhe haxhi për atë që ka mundësi” (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi),fjala “Sebil” në këtë hadith ka për qëllim mjetin e udhëtimit me të cilin muslimani ka mundësi ta vizitoj Qaben dhe të kthehet me të tek familja e tij.
*Urtësia në obligueshmërinë e haxhit është sikurse na tregon Allahu teala në Kur’an ku thotë:” (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për ate që I ka furnizuar me kafshë…”deri tek fjala e Allahut teala ” Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre,le ti zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillën (bëjnë tavaf) rreth shtëpsë së lashtë (qabes)” (haxhxh-27-29).
Dobia në kryerjen e haxhit I kthehet robit e jo Allahut teala ngase Allahu teala është I pasur dhe nuk ka nevojë për askend.
*Urtësia e obligueshmrisë së haxhit pas Namazit,zekatit dhe agjërimit të ramazanit është se namazi është shtyllë e fesë të cilin muslimani duhet ta falë pesë herë në ditë, pastaj zekati dhe lidhshmëria e tij me namazin,pastaj dhe agjërimi që përsëritet qdo vit.
Haxhi është bërë obligim në vitin e nëntë të hixhretit ,dhe se Pejgamberi alejhi selam nuk ka bërë haxh ,përveq se një herë gjatë gjithë jetës së tij që është Haxhu el-Vedaa, ( HAXHI LAMTUMIRËS ) të cilin e ka bërë në vitin e dhjetë të hixhretit,dhe gjithashtu Pejgamberi alejhi selam e ka bërë Umren katër herë.
* Qëllimi ne kryerjen e haxhit dhe të umres është që ta adhurojmë Allahun teala në një tokë të caktuar,si që ka thënë Pejgamberi alejhi selam: ” Është bërë obligim gjuejtja e gurëve dhe vrapimi në Saffa dhe Merva në mënyrë që ta adhurojmë Allahun teala.” ( Transmeton Imam Tirmidhiu,Hakimi dhe Ebu Davudi).

Haxhi është obligim me pajtimin e gjithë muslimanëve,dhe është kusht prej kushteve të islamit,dhe gjithashtu është obligim vetëm një herë gjatë jetës për atë që ka mundësi ta kryej atë,ndërsa ai që bën haxh më shumë se një herë llogaritet nafile.
*Ndërsa Umra,është obligim me pajtimin e shumicës së dietarëve,duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit alejhi selam kur është pyetur :”A ka xhihad për gratë? ,ka thënë:Po,xhihadi I grave është ai xhihad që nuk ka mbytje në te :Haxhi dhe Umra” (transmeton Ahmedi,ibni Maxhe, hadithi është I vërtetë).Ky hadith argumenton për obligueshmërine umres për gratë,e si të mos jetë obligim për burrat të cilët kan përparsi ndaj grave,Pejgamberi alejhi selam I ka thënë një njeriu I cili e pyeti : “Babai imë është I moshuar dhe nuk ka mundësi ta kryej haxhin , umren, ? Tha Pejgamberi alejhi selam:Bën haxh për babain tënd dhe umre”(transmeton Imam Tirmidhiu,Ebu Davudi,Nesaiu,Ibni Maxhe,dhe Ahmedi).
Është obligim bërja e haxhit dhe umres një herë gjatë jetës duke u bazuar në hadithin ku thotë Pejgamberi alejhi selam:”Haxhi është obligim një herë,ai që shton më shumë kjo llogaritet nafile”(transmeton Imam Ahmedi dhe të tjerët, ndërsa në sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejre thotë:”O ju njerëz ! është bërë haxhi obligim për ju të bëni haxh,dhe bëjeni ate” tha një njeri:A për qdo vitë? Tha Pejgamberi alejhi selam:”Sikur të thoja:Po do të bëhej obligim haxhi pëe qdo vit,kurse ju nuk do të mund ta kryeni ate .” ( Transmeton Imam Muslimi ).
*Duhet që muslimani të shpejtoj në kryerjen e haxhit,e nëse e vonon kryerjen e tij pa arsye ka bërë gjynah,duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit alejhi selam ku thotë: “Shpejtoni në kryerjen e haxhit (pra:ngase është obligim)Ngase askush prej jush nuk e din se qka do të ndodh me te nesër”. (Transmeton Imam Ahmedi ).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Plani dhjetëditorë – I (Projekti i Kuranit)

*Haxhi është obligim për atë që I plotëson pesë kushte:
Të jetë musliman-1
– të jetë I menqur2
të jetë në moshën madhore,- 3
të jetë I lirë,dhe – 4
5- të ketë mundësi për kryerjen e haxhit,
ai që I plotëso këto kushte e ka obligim kryerjen e haxhit.

*Ndërsa pranohet haxhi prej fëmiut mirëpo llogaritet nafile,duke u bazuar në hadithin që e transmeton Ibni Abbasi r.a: Një grua e ngriti fëmiun e sajë dhe I tha Pejgamberit alejhi selam : “A është edhe për këtë obligim haxhi? Tha Pejgamberi alejhi selam:”Po, edhe ti ke shpërblim” (transmeton Imam Muslimi).Ndërsa janë të një mendimi dietarët se fëmiu I cili ka bërë haxh para se të hyjë në moshën madhore e ka obligim të bëjë haxh kur të hyjë në moshën madhore nëse ka mundësi ,kurse haxhi që e ka kryer në kohën e fëmiris nuk e ka vlerën e haxhit të obligueshëm,gjithashtu edhe umreja.
*Nëse është fëmiu shumë I vogël dhe nuk mundë ta dalloj të mirën nga e keqja,nuk obligohet të vesh ihram,porse për te e bënë nijet përgjegjësi I tij ,bënë tavaf dhe ecje duke e bartë fëmiun në krah,gjithashtu e bartë me vete në Arafat,muzdelife,mine,dhe i gjuan gurët për te.
*E nëse fëmiu është më I rritur dhe e dallon të mirën nga e keqja,ai e bënë nijet veshjen e ihramit vetë, me lejen e kujdestarit të tij,dhe I kryen obligimet e haxhit aq sa ka mundësi vetë,kurse ate që nuk mundet ta kryej fëmiu e kryen për te përgjegjësi I tij,si që janë, hedhja e gurëve,kurse tavafi dhe ecja bëhen duke e bartur fëmiun në krah,nëse ai nuk mundë të ecë vetë.
*I obligueshëm për kryerjen e haxhit është ai I cili ka mundësi fizike dhe materiale për kryerjen e tij,ai I cili mundë të udhëtoj dhe ka pasuri e cila I mjafton për shkuarjen dhe ardhjen,dhe iu le pasuri të mjaftueshme fëmijëve të tij derisa të kthehet,dhe patjetër duhet ti paguaj borxhet para se të niset.
*Kurse ai që ka mundësi materiale,porse nuk qëndron mirë me shëndet,është I moshuar shumë apo I sëmur me një sëmunde që nuk shpresohet shërimi,në këtë rast ky obligohet ta paguaj dike I cili niset nga shteti I tij apo nga shteti që I vije më leht atij dhe të kryej haxhin me umre për Atë,ngase transmetohet nga Ibni Abbasi r.a se një grua I ka thënë Pejgamberit alejhi selam: “O I Dërguari I Allahut vërtetë babai imë e kishte obligim haxhin (kishte mundësi materiale),porse ishte I shtyer në moshë dhe nuk mundë ti përballonte udhëtimit,a duhet të bëjë haxh unë për te? Pejgamberi alejhi selam I tha:Bëre haxhin ti për ate” (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi).
*Është obligim për ate që shkon bedel (e kryen haxhin për dike tjetër-zëvendës) që ta ketë kryer më parë për veten e tij haxhin,bazuar në hadithin e Ibni Abbasit r.a ku thotë se Pejgamberi alejhi selam e ka ndëgjuar një njeri duke thënë: “O Zot,të përgjigjem (po bëjë haxh) për Shubremete (person për të cilin ky e kryente haxhin) e Pejgamberi alejh selam I tha:A e ke kryer haxhin për vete? Ky I tha:Jo,Pejgamberi alejhi selam I tha:”Pra bëre haxhin fillimisht për vete” (transmeton Bejhakiu).
*Atij që shkon bedel (zëvendës për dike tjetër) I jipet pasuri aq sa I mjafton për udhëtim ,shkuarje dhe ardhje,dhe nuk I lejohet marrja e qiras për haxh,është obligim që zëvendësi të ketë nijetin që ti bëjë mirë vëllaut musliman , ta bëjë vizitën e qabës dhe vendëve të shenjëta vetëm për hirë të Allahut teala e jo për hirë të pasurisë,nëse e bënë haxhin për hirë të pasurisë atëherë haxhi I tij nuk është në rregull.

Marrë nga libri:El-Mulehas El-Fikhije
Autorë:Salih El-Fevzan
Përktheu:Ummu Jusuf

Tags:

Categories

Archives