Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Haxhi 2013 – Ka filluar nisja e haxhilerëve nëpërmjet vijës tokësore

Haxhi 2013 – Ka filluar nisja e haxhilerëve nëpërmjet vijës tokësore

meka

Çmimi në vijën ajrore ka kushtuar 3100 euro ndërsa në vijën tokësore 2500 euro.

1500 persona nga Maqedonia këtë vit do të mund ta kryejnë kushtin e pestë të Islamit – Haxhin.

Ata që kishin vendosur të udhëtojnë nëpërmjet vijes tokësore janë nisur, ndërsa disa edhe kanë arritur, kurse ata që shkojnë me aeroplan do të nisen këto ditë, njofton Abaz Islami, zëdhënës i Bashkësisë fetare Islame të Maqedonisë.

‘I kemi kryer të gjitha procedurat për në HAXH, edhe vaksinimi është kryer. BFI vaksinat i ka marr nga Republika e Turqisë, ata disa vite me rradhë na kanë mundësuar që ti marrim falas, falë bashkëpunimit që kemi me ta. Ata të cilët udhëtojnë në vijën tokësore disa kanë arritur e disa janë në rrugë, ndërsa sa u takon atyre që udhëtojnë me vijën ajrore do të nisen ditëve në vijim’ tha Islami.

Sa për informacion ata që udhëtojnë me vi tokësore, shkojnë deri në Stamboll me autobusë pastaj prej aty deri në Aman me aeroplan, ndërsa prej aty dhe deri në vendet e shenjta sërish me autobusë, njoftoi më tej ai.

Çmimi në vijën ajrore ka kushtuar 3100 euro ndërsa në vijën tokësore 2500 euro./Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hapet qendra e parë për përkrahjen e viktimave të dhunës familjare

Categories

Archives