Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Hassan Hitto zgjedhet kryeministër i Sirisë

Hassan Hitto zgjedhet kryeministër i Sirisë

hitto

Koalicioni Kombëtar i Sirisë i përbërë nga opozita siriane ka zgjedhur Hassan Hitto si kryeministër të përkohshëm të vendit. Hassan Hitto një ekspert i telekomunikacionit që ka jetuar në Amerikë për dekada të tëra, u zgjodh kryeministër i kryengritësve, si dhe udhëheqës i zonave të kontrolluara nga ana e tyre.

 

Hitto fitoi këtë post pas takimit të mbajtur në Stamboll, duke marrë 35 nga 48 vota të mundshme.

Votimi erdhi pas rreth 14 orësh me dyer të mbyllura, dhe pas konsultimeve ndërmjet 63 anëtarëve të koalicionit. Hitto është përshkruar si një kandidat konsensual dhe i këndshëm dhe gjithashtu njeri që bashkon fraksionet mes vet luftëtarëve.

Kur u zhvillua votimi, anëtarët vendosën votat e tyre në një kuti transparente në sallën e konferencës, ku u zhvillua takimi i shumëpritur.

“Ky votim është transparent, këto janë vota demokratike,” tha udhëheqësi i Koalicionit Muaz al-Khatib.

Emërimet e kabinetit

Hassan Hitto mbërriti në sallën e konferencave menjëherë pas numërimit, dhe përcoll me një raund të duartrokitjeve nga anëtarët e Koalicionit.

“Unë përgëzoj heronjtë tanë revolucionarë të popullit sirian. Ne jemi me ju,” tha Hitto, i cili kohët e fundit u zhvendos nga Teksasi në Turqi për të ndihmuar koordinimin e ndihmës ndaj zonave të administruara nga luftëtarët.

Kur u pyet se çfarë është prioriteti i parë i qeverisë së tij të përkohshme, ai tha të gjitha do ti zbulojë në konferencën e nesërme.

Ndërkohë që Hitto pritet të emërojë një kabinet qeveritar gjatë 2-4 javëve të ardhshme.

Një nga emërimet më të rëndësishme do të jetë ajo e ministrit të mbrojtjes, pasi ai do të përballet me unifikimin e opozitës së armatosur nën ombrellën e qeverisë së përkohshme.

Anëtarët e koalicionit dhe qeveria e re do të bashkojnë të gjithë ata që luftojnë regjimin tiran të Bashar al-Asad, dhe do tu ofrojnë shërbime të sirianëve që jetojnë në zonat e administruara nga opozita. Shumë prej qytetarëve kanë qenë të goditur nga lufta dhe vuajnë nga mungesa akute e energjisë elektrike, mjeteve ushqimore dhe shërbimeve mjekësore.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kina teston aeroplanin e parë pa pilot

Udhëheqja e përkohshme përballet me sfida të mëdha, duke filluar me aftësinë e saj për të fituar njohje nga fraksione luftëtare në terren.

Pasi luftëtarët çlirimtarë kanë përparuar në pjesën veriore dhe lindore të Sirisë, ata kanë kërkuar këshilla për të administruar boshllëkun e lënë nga tërheqja e qeverisë, duke filluar nga organizimi i patrullave të sigurisë, rihapjet e furrave të bukës dhe drejtimi i gjykatave dhe burgjeve. Është e paqartë nëse këto grupe, shumë prej të cilave kanë marrë përgjegjësinë e qyteteve të tyre, do të pranojnë një autoritet nga jashtë.

Zgjedhja e Hassan Hitto vie pas dy përpjekjeve të dështuara për të formuar qeverinë e përkohshme për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme të opozitës.

Categories

Archives