Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Harta e Lindjes së Mesme mund të ndryshojë


Harta e Lindjes së Mesme mund të ndryshojë


4F64F6BD-1940-4A8A-B56B-E7E3B3D741BC_w1020_r1_sDuke marrë parasysh luftën civile në Siri dhe kërcënimin që ky konflikt përbën për vendet fqinje, kanë filluar debatet rreth pasojave të tyre të mundshme gjeopolitike në rajon. Analistët thonë se harta e Lindjes së Mesme mund të ndryshojë për herë të parë në një shekull. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton.

Kulmi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 sinjalizoi vdekjen e Perandorisë Osmane dhe ndryshimin e hartës politike në Lindjen e Mesme.

Madje para se të pushonin armët, Britania dhe Franca ranë dakord për copëtimin e tokave të perandorisë osmane, duke përfshirë Sirinë, Libanin, Jordaninë dhe Palestinën. Ky është çelësi për të kuptuar historinë moderne të Lindjes së Mesme, thotë Michael Clarke, drejtues i Institutit Royal United Services në Londër.

“Bota arabe, siç e shohim tani, është krijuar në vitin 1916 nga britanikët dhe francezët në bazë të marrëveshjes Sykes-Picot. Që atëhere ka patur shumë pak ndryshime. Nuk ka patur asnjë ndryshim strategjik që nga themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948. Dhe tani, këtë vit, për herë të parë, harta e Lindjes së Mesme po fillon të ndryshojë”.

Kjo po ndihet më shumë në Siri. Vendi mund të ndahet, thotë Robert Lowe i Qendrës për Lindjen e Mesme në Shkollën Ekonomike të Londrës.

“Balanca e pushtetit midis kaq shumë elementëve konkurrentë në këtë moment duket pothuajse e barabartë. Është e vështirë të mendohet se një fraksion mund të marrë kontroll më të madh. Kurdët kanë marrë kontrollin mbi qytetet e tyre dhe po luftojë për ta ruajtur atë”.

Lufta e Parë Botërore mbaroi me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, i cili i ndau kurdët në katër shtete, në Siri, Turqi, Iran dhe Irak.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vazhdon zgjerimi i Qabes, ku do të falen njëkohësisht 1.5 milion vetë

Rënia e Sadam Huseinit në vitin 2003 dhe autonomia kurde në Irakun verior i dhanë shpresa përpjekjeve të kurdëve për një shtet të pavarur.

Por Iraku ka treguar zell, thotë profesori Saad Jawad i Shkollës Ekonomike të Londrës.

“Së pari, ata nuk kanë prirje për të filluar një luftë civile si ajo në Liban në vitet 1970. Së dyti, nuk ka synime të vërteta për ndarjen e vendit, madje as në Kurdistanin e Irakut, përveç disa partive politike”.

Plagët e luftës së fundit civile të Libanit janë ende të dukshme në kryeqytetin e vendit, Bejrut. Ekziston frika se edhe ky vend mund të përfshihet nga lufta pasi konflikti sirian mund të risjellë rivalitetet politike në Liban.

Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë vrarë në përleshjet në mes të militantëve suni dhe militantëve shiitë.

Forcat e dala nga kryengritjet arabe mund të ndryshojnë hartën në disa pjesë të Lindjes së Mesme, thotë zoti Clarke.

“Ekziston mundësia e ballkanizimit të rajonit të Levantit, që mund të çojë në krijimin e disa shteteve, gjysmë-shteteve, zonave të kontestuara dhe mosmarrëveshjeve. Kjo është situatë e re për të gjithë ne”.

Por zoti Clarke thotë se revolucionet në botën arabe janë në fazë të hershme dhe pasojat e tyre mund të mos jenë të njohura për shumë vite.

Categories

Archives