Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hapja e gojës dhe teshtitja

Hapja e gojës dhe teshtitja
hapja e gojesHapja e gojës
1. Kur njeriut i hapet goja duhet që sa më shpejtë ta mbulojë gojën me dorë në mënyrë që mos t’i shihet goja e hapur, duke u bazuar në hadithin: “Të hapurit e gojës është prej shejtanit, e kur ndonjërit prej jush i hapet goja, le të mundohet ta mbyll sa të mundet”. (Transmeton Muslimi). E nëse nuk mundet ta mbajë gojën e mbyllur, atëherë le ta vëndon dorën e tij mbi gojë, në mënyrë që ta mbulojë gojën e tij me anë të dorës, sipas hadithit: “Kur ndonjërit prej jush i hapet goja, le ta mbyllë atë me anë të dorës së tij ngase shejtani i futet brenda”. (Transmeton Muslimi). 

2. S’është në rregull që gjatë hapjes së gojës të thuhet Eudhubil-lahi (kërkimi i mbrojtjes nga shejtani), ngase një gjë e tillë nuk është theksuar nga Pejgamberi alejhis-selam e as nga as’habët e tij.

teshtitja dhe hapja e gojesTeshtitja
1. Ai që teshtin duhet ta ulë zërin e tij gjatë teshtitjes, duke punuar sipas hadithit të cilin e transmeton Ebu Hurejra r.a.: “Kur Pejgamberi alejhis-selam teshtinte e mbulonte fytyrën me duar apo me faculetë dhe kështu e ulte zërin e tij”. (Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi e të tjerë. Hadithin e bënë autentik Hakimi edhe Dhehebiu). 

2. Ai i cili teshtin duhet të jetë i kujdesshëm ndaj shoqërisë së tij. Nëse ka ndonjërin në anë të djathtë e nuk ka askend në anë të majtë, duhet ta kthejë kokën nga e majta, në mënyrë që mos ta gërdisë dhe dëmtoj shokun e tij. Por nëse gjendet në një mexhlis dhe është i rrethuar me njerëz si në të djathtë ashtu edhe në të majtë, atëherë duhet të teshtin para vetes së tij.

3. Eshtë e preferueshme (mustehab) që ai që teshtin ta falënderojë All-llahun (të thotë Elhamdulil-lah) pas teshtitjes. Por të pranishmit nuk duhet të nxitojnë për ta falënderuar All-llahun kur e dëgjojnë ndonjërin prej tyre duke teshtitur. Ekzistojnë disa versione për mënyrën e falënderimit të All-llahut të cilat janë të theksuara në librat e Sunnetit, e ato janë:

a) Elhamdulil-llah

b) Elhamdulil-lahi rabbil alemin

c) Elhamdulil-lahi ala kul-li hal

d) Elhamdulil-lahi hamden kethiren tajjiben mubareken fihi, kema juhibbu rabbuna ve jerda.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gabimet që duhet të shmangen gjatë pastrimit të dhëmbëve

4. Ai i cili e dëgjon atë të cilin kur teshtin thotë Elhamdulil-lah, obligohet që ta përgëzojë duke i thënë: Jerhamukell-llah. E nëse nuk e dëgjon duke e falënderuar All-llahun, nuk ka nevojë që t’i thotë Jerhamukell-llah por as t’i përkujton falënderimin (Elhamdulil-lahin).

5. Nëse teshtin mosbesimtari dhe e falënderon All-llahun e Lartësuar, atëherë atij duhet t’i thuhet: Jehdikumul-llahu ve juslihu balekum (All-llahu ju udhëzoftë dhe ua përmirësoftë gjendjen tuaj), duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ebu Musa el Esh’ariu r.a. ku thotë: “?ifutët teshtinin pranë Resulull-llahut sal-lall-lahu alejhi ve sel-lam (e kur thonin Elhamdulil-lah) shpresonin që t’u thuhet nga Pejgamberi alejhis-selam: Jerhamukull-llah, por ai u thoshte: Jehdikull-llahi ve juslihu balekum. (Transmetojnë Ahmedi në Musned, Buhariu në Ebedul mufred e të tjerë).

6. Nëse teshtinë më tepër se tri herë atëherë ai nuk duhet të thotë Elhamdulil-lah ngase ajo është shenjë e ftohjes (apo flamë) dhe ate sipas hadithit: Kur ndonjëri prej jush teshtin ai i cili është ulur pranë tij le të thotë: Jerhamukell-llah, e nëse teshtin më tepër se tri herë, atëherë ajo është ftohje dhe mos t’i thotë asgjë. (Transmeton Ebu Davudi në sunenin e tij shkurtimisht). 

Gjithashtu nuk bëhet dua për atë që teshtin më tepër se tri herë e as nuk i thuhet: Shefakall-llahu ve afak. (All-llahu të shëroftë e të faltë).

7. Nëse teshtin kur imami është duke ligjëruar, le të thotë Elhamdulil-lah, por nëse dikush tjetër teshtin, atëherë nuk bën t’i themi Jerhamukumull-llah, ngase të heshturit gjatë ligjërimit (hutbes) është vaxhib (obligim).

AbdulHamid Suhejbani
Hasan el-Basriu ka thënë, “Nëse e sheh një person që po garon me ty për këtë botë atëherë garo me të në lidhje me botën e ardhshme.

Puno me vetveten dhe përmirsoj dobësitë e tua! Pastaj e kupton se do të të mjaftoj ty kjo – në vend të gjykimit të të tjerëve.

“Kush është muslimani më i mirë, o i Dërguar i ALLAHUT? Ai tha: “Ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit, muslimanët tjerë janë të ruajtur”. (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi)

Categories

Archives