Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hapet fabrika “Elektro Sharr” investim prej 5 milion eurove


Hapet fabrika “Elektro Sharr” investim prej 5 milion eurove


A3D2A702CF0CDCBCC02DB4A06868CB21

Senat Zylbehari

 

Në fshatin Trebosh të Komunës së Zhelinës sot në mënyrë solemne u vendos gurthemeli i Centralit termoelektrik me biogaz, investim i kompanisë “Elektro Sharri”. Në këtë eveniment morrën pjesë Ministri I Ekonomisë, Valon Saraçini, ai i ambientit jetësor Abdylaqim Ademi dhe ministri i Transportit dhe lidhjeve Mile Jankievski.

“Me këtë investim me vlerë rreth pesë milion euro, nga plehu i pulave dhe mbeturat tjera do mundësohet prodhim prej një megavat rrymë elektrike në orë. Për arritur deri këtu, kontribut të veçantë ka dhënë partneri im nga Gjermania zoti Herman Semileer dhe familja e tijtë cilët e mbështetën çdo hap tonin duke na dhënë vullnet të madh për realizimin e këtij investimi” tha pronari i “Vezë Shari”, Arben Abduramani.

“Një ndër prioritetet më të rëndesishme të Ministrisë së Ekonomisë, është zhvillimi i projekteve energjetike ne vend, dhe në këtë drejtim kemi ndermarë një sërë aktivitetesh. Prandaj arsyeja pse ne jemi këtu sot është me të vërtetë shumë e rëndësishme edhe për investitorët, por edhe për mua si Ministër, sepse paraqet një realizim konkret të politikës ekonomike në segmentin e energjetikës. Ky investim kontribon në mënyrë thelbësore në projketet e Ministrisë, që e bëjnë vendin tonë, vend lider në rajon për prodhimin e energjisë elektrike nga burime alternative të energjisë”, tha Ministri Saraçini gjatë paraqitjes para të pranishmëve në eveniment, mes të cilëve ishte edhe lideri i BDI-së z.Ali Ahmeti.

Është fakt se në Maqedoni ka kushte të favorshme për shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë siç janë hidrocentralet, energjia diellore, era si dhe biomasa dhe biogazi, tha më tej Ministri Saraçini, duke shtuar se përdorimi i energjisë së rinovueshme kontribuon për sigurinë e furnizimit me energji dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, e cila ndikon pozitivisht në mjedisin duke reduktuar emetimet e gazeve serë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Priftërinjve të Maqedonisë ju ndalohet Facebooki

“Ne si Ministri e Ekonomisë kemi  krijuar një kornizë të favorshme për tërheqjen e investimeve në këtë sektor. Vetëm në dy vitet e fundit ne nënshkruam 70 kontrata për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, 16 prej tyre tani janë ndërtuar dhe janë futur në përdorim, 14 të tjera pritet të përfundaojnë deri në fund të vitit, ndërsa edhe 20 tjera gjatë vitit të ardhshëm, me një investimi prej mbi 40 milion euro, pra rreth 20 milion euro investime në vit. Janë ndërtuar 28 centrale fotovoltaike, apo solare me një vlerë të investimit prej 14 milion euro, ndërsa edhe 75 të tjera janë në plan të ndërtohen me një vlerë të përgjithshme investuese prej afro 20 milion euro”, tha Saraçini.

Kompania “Elektro Sharri” për realizimin e këtij projekti do të investon 5 milion euro, investim ky vendor i përkrahur edhe nga partnerë gjermanë.  Investitori, Arben Adburahmani falënderoj pushtetin qëndror dhe atë lokal për përkrahjen e projektit të parë të këtij lloji në Maqedoni.
Ministri i Ambientit jetësor Abdulaqim Ademi tha se me realizimin e këtij projekti, ambienti jetësor nuk pëson asgjë, gjë që siç u shpreh, është lajm shumë i mirë. /portalb

Categories

Archives