Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hani vajin e ullirit dhe fërkoni trupin me të pasi ai është i bekuar



Hani vajin e ullirit dhe fërkoni trupin me të pasi ai është i bekuar

Ulliri është substancë e mirë ushqimore që përmban një përqindje të lartë yndyrnash, proteinash dhe kripërash minerale si janë: kalciumi, hekuri, fosfori dhe një përqindje të lartë vitaminash A dhe D.

Prej vlerave ushqimore të fryteve të ullirit është se ato përmbajnë 16,7 % lëndë karbohidrate, 1,5% proteina dhe përqindje të lartë yndyrnash që arrin 13,5%. Gjithashtu përmban përqindje të lartë sode deri në 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakër, fosfor.

Përdorimi nuk është vetëm në ullirin si frut dhe si vaj por nga kjo pemë e bekuar përdoren edhe gjethet kundër shumë sëmundjeve si p.sh. kundër temperaturës së lartë dhe tensionit të lartë. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Lëvoret e degëve përmbajnë tani në dhe kanë shije të hidhur, kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Ullinjtë e gjelbër janë më të mirë sidomos për të sëmurët me diabet, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti.





Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. thotë: ” Hani vajin e ullirit dhe fërkoni trupin me të pasi ai është i bekuar” (nga një pemë e bekuar). Sipas Buhariut dhe Muslimit





Categories

Archives