Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Haloterapia, ka filluar të aplikohet edhe në Kosovë

Haloterapia, ka filluar të aplikohet edhe në Kosovë

Haloterapia apo terapia në dhomë më krip, ka filluar të aplikohet edhe në Kosovë. Pacientët të cilët kanë probleme me organet aspiratore, si dhe duhanpirësit mund ta aplikojnë terapinë në halo-dhoma, ku nuk nevojitet trajtim me barna, por vetëm qëndrim në ambient të kontrolluar të ajrit, thonë mjekët.

haloterapia
 

Haloterapia e kontrolluar aplikohet në halo-dhoma ku muret, dyshemeja dhe tavanet janë tërësisht të veshura me kristalet e kripës se shpellave të Himalajeve. Dr. Skënder Baca tha për Radio Kosovën se terapia në halodhomë është njëjtë si të qëndrosh afër detit në orët e hershme të mëngjesit.

 

“Këtu mund të vijë edhe njerëzit e shëndoshtë të cilët e pinë duhanin e nuk mund ta lenë ose ta rrallojnë, atëherë kjo i ndihmon sic thuhet me gjuhen e popullit “ti shpërlanë mushkëritë” nga toksina të cilat i ka bërë nikotina. kripa e cila është e impregnuar në mure dhe dyshemeja që është e shtruar dyshemeja me mbi 30mc krip është krip e himalajës. D.m.th nuk është kjo barna por është mjetë i cili i ndihmon problemeve respiratore”, tha ai.

 

Njëra nga duhanpirëset e cila ka vendosur t’i nënshtrohet haloterpisë, është Teuta Aliu.

 

“Nuk jam e sëmur jam duhanpirëse. Po ndihem më mirë, frymëmarrjen e kamë më lehtë, është si me qenë pranë detit, është diçka që e ndien menjëherë”, tha ajo.

 

Aplikimi i haloterapis lehtëson dhe ndihmon në përmirësimin e shumë sëmundjeve e më konkretisht ato të organeve raspiratore, tha pulmologu Bacaj.

 

Do të thotë ne i preferojmë 3-4 kura në vit të cilat janë nga 16-20 seanca edhe varet natyrisht prej diagnozës psh për sinuzite preferohen 20 seanca për bronkit kon-opstruktiv 15 deri 16 seanca”, tha ai.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Petrit Selimi ftohet në Vatikan nga Shën Egjidio

 

Haloterapin, nuk do të thotë se mund ta aplikojnë vetëm njerëzit me probleme shëndetësore, por edhe të shëndoshit sepse është e shëndetshme për organizmin e njeriut, tha Dr Baca.

Categories

Archives