Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Halimi i trembur nga deklaratat e Stankoviqit!


Halimi i trembur nga deklaratat e Stankoviqit!


Deputeti popullor në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka reaguar ndaj deklaratave të Zoran Stankoviq,   funksionar i Qeverisë për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duke i cilësuar ato si një zhvendosje nga problemet reale të këtij rajoni.

halimi stankoviqHalimi në reagimin e tij shpjegon se ai ka paraqitur kërkesat në parlament si një deputet opozitar dhe se problemet nuk zgjidhen me politikën e kushtëzimeve dhe presioneve.

pvd

Përgjigje në akuzat e kryetarit të Trupit koordinues të Qeverisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

 

 

Në reagimin e tij Zoran Stankoviq, funksionar i Qeverisë për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk dha përgjigje në asnjërën nga pyetjet që i shtrova në deklaratën time për opinion.

 

Në vend që të paraqes përgjigje konkrete lidhur me çështje të rëndësishme sociale, ekonomike e politike që u inicuan nga përfaqësuesit shqiptarë në bisedën me ambasadorët e OSBE – së, e të cilat unë i aktualizova në deklaratën time, Zoran Stankoviq po tenton ta zhvendos këtë diskutim në sulme personale, duke përdorur akuza të paargumentuara dhe diskualifikime. Ai në njërën anë me akuzat se kam paraqitur të pavërteta kur kam deklaruar se Shqiptarët janë duke u diskriminuar, menjëherë pas kësaj ai vet e vërteton se Këshilli Nacional i Shqiptarëve është duke u financuar për 30 % më pak në këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.

 

Mirëpo, diskriminimi i Shqiptarëve në Serbi është shumë serioz dhe më i zgjeruar se vetë zvogëlimi i financimit të Këshillit Nacional të tij. Probleme të rënda dhe shumë të ndieshme të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës janë duke i paraqitur në vazhdimësi në gjashtë vitet e fundit në Kuvendin Republikan. Andaj edhe janë krejtësisht të pabaza akuzat se unë nuk kam paraqitur iniciativa për tejkalimin e gjendjes aktuale katastrofale ekonomike në këtë rajon, posaçërisht kur dihet se shkalla e papunësisë te popullata shqiptare është mbi 80 %.

 

Gjatë tërë kohës jam duke kërkuar në Kuvend zgjidhje për probleme të ndieshme në arsim. Mjerisht edhe për këtë vit shkollor nuk u siguruan tekstet dhe doracakët në gjuhën shqipe për shumicën dërmuese të lëndëve mësimore dhe njëkohësisht Ministria e arsimit nuk siguroi mjetet financiare as për abetaren e nxënësve Shqiptarë.

 

Në këto gjashtë vite rregullisht e kam aktualizuar gjendjen aktuale diskriminuese në RTS ku nuk ka asnjë minut program në gjuhën shqipe.

 

Në realitet, është shumë e gjatë lista e problemeve të rënda me të cilat ballafaqohen Shqiptarët e Luginës së Preshevës e të cilat i kam paraqitur në Kuvend si deputet opozitar.

 

Për këtë arsye është joserioze nga ana e funksionerit qeveritar të emëruar në mënyrë arbitrare kur mundohet që për gabimet dhe lëshimet e veta ta akuzoj deputetin opozitar.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Serbia bën më shumë për serbët në Shqipëri se sa për shqiptarët në Serbi

 

Madje është skandaloze kur Zoran Stankoviq pas gati një viti nga angazhimi në funksionin aktual ende nuk ka arritur të informohet për strukturën etnike të policisë lokale në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sikur që ende nuk e din se në këto komuna nuk ka kryeshef të drejtorisë së policisë nga rradhët e Shqiptarëve, ashtu si ai pohon në deklaratat e tij.

 

Mirëpo edhe më skandaloze është fakti se edhe përskaj deklaratave të shpeshta për opinion, kryetari i Trupit koordinues jo vetëm që po hesht lidhur me praktikën e rrezikshme të shlyerjes së Shqiptarëve nga evidenca e regjistrave civil, por ai po hesht edhe lidhur me incidentin që e shkaktoi xhandarmëria serbe në Norçë të Preshevës, kur pa asnjë arsye shumë rëndë u shqetësuan familjarët dhe fëmijtë e familjes Hasani, sikur edhe shumë familje tjera shqiptare, që jo rradhë kanë kaluar edhe me pasoja shumë më të rënda.

 

Meqë funksioneri i qeverisë për Luginë të Preshevës me anë të mjeteve të informimit po dërgon mesazhe se regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullatës në këtë rajon domosdo duhet të mbahet gjatë vitit 2014, un vetëm do të përkujtoj se në vitin 2002 u mbajt regjistrimi sepse për të ishin siguruar kushtet e domosdoshme dhe pikërisht për shkak të mungesës së kushteve elementare u bojkotua regjistrimi i vitit 2011.

 

Në kushte të shlyerjes masovike të Shqiptarëve nga evidenca e vendbanimit dhe largimit masovik të Shqiptarëve në shtetet evropiane sigurisht që nuk ka kushte normale për regjistrim normal dhe të besueshëm.

 

Sigurisht atmosferë normale nuk do të kemi nëse bëhen presione të pushtetit me anë të imponimit të shënimit të falsifikuar për 5.500 në vend të 61.647 Shqiptarë që janë regjistruar në vitin 2002.

 

Gjithashtu, me anë të presioneve shtetërore nuk mund të zgjidhet as problemi i ndieshëm i përdorimit zyrtar të simbolit kombëtar të Shqiptarëve. Është krejtësisht iluzore dhe joserioze ideja e Zoran Stankoviqit në bazë të së cilës ai në emër të qeverisë do të mbaj simpozium në Nish dhe do ta përcaktoj pamjen e simbolit kombëtar shqiptar.

 

Problemet e ndieshme të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk mund të zgjidhen me politikën e dështuar të presioneve dhe kushtëzimeve. Andaj është e domosdoshme të sigurohet një proces serioz, demokratik, transparent dhe efikas për zgjidhjen e problemeve serioze dhe të ndieshme shoqërore, ekonomike dhe politike.

 

 

 

Kryetari i PVD – së   dhe Deputeti Popullorë

Categories

Archives