Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Hadithe rreth martesës dhe marrëdhënieve intime sipas Islamit!


Hadithe rreth martesës dhe marrëdhënieve intime sipas Islamit!


Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe mëshira e tij qoftë mbi Muhammedin [alejhis-selam],mbi familjen e tij të dashur,shokët e tij të sinqertë dhe mbi çdo njërin i cili e pason traditën e tij deri në Ditën e Kiametit.

Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë:“Martesa është nga suneti im.
Kush nuk e praktikon sunetin tim,nuk më takon mua!Martohuni,sepse unë do të krenohem me numrin e umetit tim ndaj të tjerëve!Kush ka mundësi le të martohet,e kush nuk mundet të martohet le të agjëroj;sepse agjërimi është mbrojtje!” [Ajshja-Ibn Maxhe]

Abdullah ibn Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë se Muhammedi
[alejhis-selam] ka thënë:“O të rinj kush ka mundësi të martohet le të martohet,sepse ajo është më mirë për nderin dhe më e ndershme për organin gjenital
E kush nuk ka mundësi,atëherë le të agjëroj, epse agjërimi është mburojë!” [Buhariu-Sahih]

Sa’d ibn Vekkasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë se Muhammedi [alejhis-selam] ia ka refuzuar celibatin/mos martesën e Othman ibn Madh’unit,i cili këtë e kërkoi nga Muhammedi [alejhis-selam]!

Ebu Hatim El-Muzeni [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë:“Kur të ju vjen dikush në fenë dhe moralin e të cilit jeni të kënaqur,atëherë martojeni!
Nëse këtë nuk e bëni, do të paraqitet në tokë anarkia dhe amoraliteti.” [Tirmidhiu]

Ebu Ejubi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Katër gjëra janë sunet i të dërguarve si: turpi, aromat, misvaku dhe martesa.” [Tirmidhiu]

Sa’di [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Katër gjëra e bëjnë njeriun të lumtur: gruaja e mirë, vendbanimi i mirë, fqiu i mirë dhe mjeti i udhëtimit i rehatshëm, ndërsa fatkeq e bëjnë: gruaja e keqe, shtëpia e vogël, fqiu i keq dhe mjeti i udhëtimit jo i rehatshëm.” [Hakimi Hasen/Garib]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Gruaja merret për katër gjëra: për shkak të pasurisë, për shkak të bukurisë, për shkak të autoritetit dhe për shkak të fejës [devotshmërisë].
Ndërsa ju merreni për shkak të fejës ngase do të jeni të bekuar.” [Buhariu-Sahih]

Ebu Hurejra transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë:
“Isha te i dërguari [alejhis-selam] kur erdhi një njeri dhe e njoftoi se ka fejuar një ensare. Muhammedi [alejhis-selam] e pyeti: A e ke parë atë? Ai është përgjigjur: Jo. Muhammedi [alejhis-selam] i tha: Shko shikoje atë, sepse me të vërtetë në sytë e ensarëve ka diçka.” [Muslimi-Sahih]

El Mugire ibn Shu’be [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se e ka njoftuar Muhammedin [alejhis-selam] se e ka fejuar një vajzë, me ç’rast Muhammedi [alejhis-selam] e ka këshilluar: “Shko dhe shikoje, sepse me të vërtetë është më e sigurt për jetë-gjatësinë e lidhjes suaj!” [Tirmidhiu]

Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, mos të vetmohet me gruan [e huaj] nëse nuk është me të ndonjë mahrem sepse në atë rast, me ta është shejtani!” [Imam Ahmedi]

Ibn Omeri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Mos të bëjë gara dikush prej jush në shitblerjen e tjetrit, e as në fejesë, nëse vëllai juaj veç më e ka fejuar deri sa ai nuk hjek dorë.” [Buhariu – Sahih]

Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] dhe Imrani [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetojnë se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Nuk ka martesë pa mbikëqyrës [familjar] dhe dy dëshmitar të drejtë!” [Bejhekiu – Sunen]

Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “I Dërguari [alejhis-selam] u martua me mua në muajin Shevval. Në Shevval më është afruar në shtrat.”

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Është shëmtuar ushqimi i dasmës në të cilën thirren vetëm të pasurit, kurse lihen anash të varfrit.” [Muslimi Sahih]

Abdurrahman ibn Aufi [Allahu qoftë i kënaqur me të] kur Ai është martuar Muhammedi [alejhis-selam] i ka propozuar të therë një dele dhe të gostisë pjesëmarrësit, duke i thënë: “Allahu të mbuloi me bereqet! Përgatitë gostinë qoftë edhe me therjen e një dele!” [Muslimi – Sahih]

Abdullah ibn Omeri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton një hadith ku thotë Muhammedi [alejhis-selam]: “Kur ndonjëri prej jush ftohet në dasmë, le ti përgjigjet ftesës!” [Buhariu – Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Kush nuk përgjigjet në ftesë, do të mëkatojë para Allahut dhe të Dërguarit të tij!” [Buhariu, Muslimi – Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] kështu ka bërë dua për të porsamartuarit: “Barekallahu lekum ve bareke ve xheme’a bejnekuma fil-hajri! – Allahu ju mbuloftë me bereqet, qoftë mbi ju bereqeti i tij dhe ju bashkoftë të dyve në çdo të mirë!” [Tirmidhiu – Hasen/Sahih]

Gjithashtu Akil ibn Talibi transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë se për të porsamartuarit duhet bërë kështu dua: “All-llahume barik lekum ve barik alejhim! – O Allahu im, jepu bereqet dhe vërsho bereqet mbi ta!” [Tirmidhiu – Hasen/Sahih]

Imam Dhehebiu [Allahu e mëshiroftë] ishte martuar me një vajzë dhe kishte frikë se ajo nuk mund ta dojë dhe Abdullah ibn Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] ia dha këtë këshillë: “Afria dhe harmonia vijnë prej Allahut ndërsa ndarja dhe joharmonia janë prej shejtanit, i cili dëshiron që t’ua bëjë të urryer atë që ua ka lejuar Allahu. Andaj, urdhëro gruan tënde që të falë me ty 2 rekate namaz!”

Abdullah ibn Amri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush martohet, le ta vendosë dorën e tij në kokën e saj, le të përmend emrin e Allahut të lartësuar, le të lutet për bereqet dhe le të thotë: O Allah, më jep prej saj mirësi, atë të mirë me të cilën ti e ke krijuar, ndërsa, më ruaj nga e keqja e saj, e keqja me të cilën ti e ke krijuar!”
[Buhariu – Sunen]

Abdullah ibn Abbasi [Allahu qoftë i kënaqur me të transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë që kur ti afrohemi gruas para marrëdhënieve intime të themi: “Bismil-lah! All-llahume xhennibish-shejtane ve xhennibish-shejtane ma rezaktena! – Në emër të Allahut! O Allah, largoje shejtanin prej neve dhe prej atij, të cilin ke dhënë të niset [ky fëmijë]! Nëse Allahu jep që me atë rast të niset ndonjë fëmijë, shejtani nuk do t’i bëj dëm!” [Buhariu – Sahih]

Enes ibn Malik [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton këtë hadith që thotë se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Asnjëri prej jush le të mos i afrohet gruas së tij [për marrëdhënie intime], ashtu siç e bëjnë kafshët! Në mesin e atyre dyve le të jetë një emisar! Dhe e pyetën: E çka është ajo o i Dërguari i Allahut? Ai është përgjigjur: Ajo është të folurit dhe puthja [përkëdhelja]!”
[Hafidh El-Iraki – Hadith i dobët]

Muhammedi [alejhis-selam] për mënyrën e intimitetit thotë se lejohet: “Edhe nga para edhe nga prapa, mirëpo me kusht që [akti] të kryhet në organin gjenital të gruas! [Buhariu – Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Është i mallkuar Ai që kryen marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën anale [anus]!” [Ebu Davudi]

Kurse Ibn Abbasi dhe Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me ta] e transmetojnë një hadith tjetër ku Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Allahu nuk do të shikoj në njeriun [në Ditën e Gjykimit – nuk do ti lëshoj mëshirë] nëse kryen marrëdhënie intime në vrimën anale!” [Ibn Maxhe]

Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “Jam larë me të Dërguarin e Allahut [alejhis-selam] nga një enë, e Ai më tejkalonte në marrjen e ujit nga një enë, kështu që thashë: Më lër edhe mua! Më lër edhe mua! Ka thënë: Kemi qenë xhunub.” [Buhariu – Sahih]

Benz ibn Hakim – stërgjysi i tij e ka pyetur Muhammedin [alejhis-selam]: “Çka është me vendet tona të turpshme të cilat i tregojnë?” Ai është përgjigjur: “Ruaji vendet e turpshme nga secili, përveç prej gruas tënde.” [Tirmidhiu – Hasen]

Ebu Se’id El-Hudri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: Nëse dikush i afrohet gruas së tij [të bëj marrëdhënie] dhe këtë dëshiron ta përsërisë, le të marrë abdes!” [Muslimi – Sahih]

Abdullah ibn Ebi Kajsi e ka pyetur Ajshën [Allahu qoftë i kënaqur me të]: “Si ka vepruar Muhammedi [alejhis-selam] kur ka qenë xhunub? A është larë para se të flinte apo ka fjetur para se të lahet”? Ajo është përgjigjur: “Ka vepruar edhe njërën edhe tjetrën, nganjëherë është larë, e pastaj ka fjetur, nganjëherë ka marr abdes e pastaj ka fjetur”. Ebi Kajs atëherë tha: “Falënderimi i takon Allahut që e ka bërë këtë fleksibile!” [Muslimi – Sahih]

Mandej transmeton Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të]: “Muhammedi [alejhis-selam] nëse ishte xhunub, ndërsa ka pasur dëshirë të flejë ose hajë, ka marr abdes si për namaz.” [Muslimi – Sahih]

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si ta kultivojmë vetëbesimin në femijën tonë?

Enesi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] i është afruar grave të tij me një të larë. [Buhariu – Sahih] [Do të thotë lejohet që për një natë të kesh kontakt intim me gratë tuaja, me kusht që pas çdo kontakti intim, ta lashë organin gjenital dhe të merrësh abdes].

Ruajtja nga shtatzënia lejohet por është e pa pëlqyeshme dhe sipas haditheve quhet: “El-ved’ul-hafijj – Vdekje e fshehtë”. [Muslimi – Sahih]

Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton dhe thotë: “Jemi ruajtur nga shtatzënia në kohën e të Dërguarit [alejhis-selam].” Ndërsa në një transmetim tjetër thotë: “Jemi ruajtur nga shtatzënia derisa ishte duke zbritur Kur’ani!” [Buhariu – Sahih]

Ebu Se’id El-Hudriu [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Me të vërtet, njerëz me pozitë më të keqe tek Allahu në Ditën e Gjykimit janë ata që bëjnë marrëdhënie intime dhe e përhapin atë!” [Muslimi – Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “Besimtari më i plotë është Ai që ka sjellje të mirë, ndërsa më të mirë në mesin tuaj janë ata të cilët sillen më së miri ndaj grave të tyre!” [Tirmidhiu – Sahih]

Ibn Abasi transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Më të mirët ndër jush janë ata të cilët janë më të mirët ndaj grave të tyre, ndërsa unë jam më i miri ndaj grave të mia!” [Ibn Maxhe]

Amr ibn El-Ahvesira transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Dhe silluni mirë me gratë tuaja.” [Tirmidhiu – Hasen/Sahih]

El-Esvedi e ka pyetur Ajshen [Allahu qoftë i kënaqur me të]: “Çka ka punuar Muhammedi [alejhis-selam] në shtëpi? Ajo është përgjigjur: I ndihmonte familjes, ndërsa kur dëgjonte ezanin, shkonte në xhami.” [Buhariu – Sahih]

Urve transmeton se e ka pyetur Ajshen [Allahu qoftë i kënaqur me të] lidhur me atë se çka ka punuar Muhammedi [alejhis-selam] në shtëpi, ndërsa ajo i është përgjigjur: “Arnonte papuçet dhe rrobat e tij.”

Në pyetjen se çka ka punuar Muhammedi [alejhis-selam] në shtëpi, Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] njëherë është përgjigjur: “Ishte njeri sikur të tjerët: ka arnuar rrobat e tij, ka mjel delen dhe i ka shërbyer vetvetes!”

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Kush i ka dy gra dhe nuk sillet në mënyrë të barabartë ndaj të dyjave, do të vijë në Ditën e Gjykimit me një anë e cila do të jetë e lakuar!” [Tirmidhiu]

Ajshja [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “O Ummeti i Muhammedit [alejhis-selam] askush nuk është më xheloz se Allahu kur sheh robin ose robëreshën e tij duke bërë zina. O Ummeti i Muhammedit [alejhis-selam] po ta dinit atë që e di unë, pak do të kishit qeshur e më shumë do të kishit qarë!” [Buhariu – Sahih]

Abdullah ibn Amr ibn Asi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se e ka pyetur Muhammedi [alejhis-selam]: “Mora vesh se ditët i kalon në agjërim, ndërsa netët i kalon në ibadete? Ai është përgjigjur: Po! Muhammedi [alejhis-selam] i tha: Mos bëj kështu. Agjëro, por edhe ha. Falu, por edhe flejë! Edhe trupi yt ka të drejtë, sytë e tu kanë të drejtën e tyre ndërsa edhe gruaja jote ka të drejtë ndaj teje!” [Buhariu – Sahih]

Xhabir ibn Abdullahi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Nëse ndonjërin prej jush e tërheq ndonjë grua, pastaj në zemrën e tij lind diçka, le ti afrohet gruas së tij dhe le ta kompensojë atë me të, pasi që ajo do të ia largoj atë që i ka lindur në zemër!” [Muslimi – Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Po ta kisha urdhëruar dikë që ti bëj sexhde dikujt, do ta kisha urdhëruar gruan që ti bëj sexhde burrit të saj!” [Tirmidhiu – Hasen/Garib]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, e agjëron muajin e Ramazanit, e ruan moralin e saj dhe i nënshtrohet burrit të saj, atëherë asaj do ti thuhet që të hyj në Xhennet nga cila derë që dëshiron!” [Ibn Hibbani – Sahih]

Abdullah ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Më është paraqitur Xhehnnemi dhe pashë se gratë janë banore të shumta të atij vendi, sepse fshehin të vërtetën. Dhe e pyetën: A fshehin besimin në Allahun? Muhammedi [alejhis-selam] iu përgjigj: Ato fshehin bamirësinë e burrave, janë jo falënderuese në bamirësi. Po ti bëni mirë tërë jetën dhe nëse vëren te ju diçka jo të mirë, do të thotë: Nuk kam parë prej teje kurrë të mira!” [Buhariu – Sahih]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Gruaja më e mirë është ajo e cila të gëzon kur të shikon, e cila të dëgjon kur diçka e urdhëron dhe e cila e ruan autoritetin tënd, moralin e vet dhe pasurinë tënde kur mungon!” [Ibn Maxhe]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Gruas nuk i është lejuar të agjëroj nafile në prezencën e burrit të saj, pa lejen e tij!” [Buhariu – Sahih] Si dhe thotë: “I është ndaluar të lëshoj dikë në shtëpi pa lejen e burrit.” [Buhariu – Sahih]

Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Mos hyni te gratë e huaja kur u mungojnë burrat, sepse shejtani ecë nëpër ju ashtu siç ecë gjaku në venat e juaja!” [Tirmidhiu – Garib]

Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Mos të vetmohet një burrë me një grua [të huaj] pa prezencën e mahremit të saj!” [Buhariu – Sahih]

Ukbe ibn Amiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Ruajuni vetmimit me gratë [të cilat nuk janë afri familjare me ju]!” Një ensar e pyeti: “E çka thua për [hamv – kunatën]?” Muhammedi [alejhis-selam] tha: “Ajo është sikur vdekja.” [Buhariu – Sahih]

Muadh ibn Xhebeli [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Asnjë grua nuk do ta shqetësoj burrin e saj në këtë Dynja e që hyritë e Xhennetit të mos i thonë: Mos e shqetëso, Allahu të vraftë! Ai te ti është vetëm shkurt
[për një kohë të shkurtë] ndërsa së shpejti do të të lërë dhe do të vijë tek ne!” [Tirmidhiu – Hasen]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Nëse një burrë e thirr gruan e tij në shtrat dhe ajo refuzon dhe Ai fle i hidhëruar, atë grua do ta mallkojnë melaqet deri në agim!” [Buhariu – Sahih]

Talk ibn Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton një hadith ku Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Nëse burri e thërret gruan e tij që ti kënaq nevojat e veta me të, le ti shkoj gruaja, qoftë edhe nëse e ka bukën në furrë!” [Tirmidhiu – Hasen/Garib]

Ummi Seleme [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Secila grua e cila vdes, ndërsa burri i saj është i kënaqur me të, ajo grua do të hyj në Xhennet!”
[Tirmidhiu – Hasen/Garib]

Muadh ibn Xhebeli [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Nga ajo të cilën Allahu e ka krijuar në faqe të tokës, më e urryer është shkurorëzimi!” [Bejhekiu]

Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Gruaja le të mos ia përshkruaj burrit të vet ndonjë grua tjetër dhe nëse e bën këtë, mos të jetë [mos të ia përshkruaj] sikur Ai ta shikoj atë.” [Tirmidhiu]

Ebu Musa El-Eshariu [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Femra e cila parfumohet dhe kalon pranë një grupi njerëzish, ajo është lavire.” [Ebu Davudi, Ahmedi, Hakimi dhe të tjerë]

Zejnebe Eth-Thekafija [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton: “Nëse ndonjëra prej jush dëshiron të fal namaz në xhami, le të mos parfumohet, ngase nuk i pranohet namazi!” [Muslimi, Maliku] Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Femrat të cilat mbajnë veshje të tejdukshme, trajtohen si të jenë lakuriqe, ato janë larguar nga urdhrat e Allahut dhe kokat e tyre janë si gungat e devesë. Femrat e tilla nuk do të hyjnë në Xhennet, e as që do të shijojnë erën e tij.” [Ahmedi, Muslimi]

Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Le të mos shikoj mashkulli në pjesën e turpshme të mashkullit tjetër, e as femra në pjesën e turpshme [të auretit] të femrës tjetër!” [Muslimi]

Ejub El-Ensari [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Auret konsiderohet ajo pjesë e trupit prej gjunjëve e deri në kërthizë.” [Bejhekiu]

Mandej Muhammedi [alejhis-selam] thotë: “Mos trego kofshën tënde, e as mos shiko kofshën e njeriut të gjallë apo të vdekur!” [Ebu Davudi]

Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Ruaje auretin tënd përveç nga gruaja!” [Muslimi]

Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë: “E ka mallkuar Muhammedi [alejhis-selam] çdo njeri që vesh petka femrash, si dhe femrën e cila vesh petka meshkujsh.” [Ebu Davudi]

Categories

Archives